Home»Horizonti.al»Incidenti me gruan e re në Odesa të Ukrainës

Incidenti me gruan e re në Odesa të Ukrainës

Seria: Dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik

Ukraina ka disa histori me vëzhgimin e UFO-ve, apo kontaktet me alienët. Një nga ngjarjet më interesante ka ndodhur në Odesa në vitin 1971. Një grua e re e njohur si “Masha” do të udhëtonte për në Odesa nga Krimeja, për të vizituar disa vareza të vjetra në qytet.

Gjatë vizitës, ajo dëgjoi befas të qarat e e një fëmije të vogël, dhe nisi të kërkojë se nga vinte e qara. Edhe pse e kuptoi se ishte ndarë nga grupi, ajo vazhdoi kërkimin, derisa ndjeu një “goditje” nga prapa kokës, dhe më pas nuk mbante më asgjë. Kaluan disa ditë dhe zhdukja e Mashës, shkaktoi alarm në qytet, dhe nisjen e kërkimeve intensive.

Pastaj ajo u rishfaq në hyrje të varrezave të vjetra. Një grup turistësh do ta çonin tek autoritetet, dhe ajo do rikthehej shpejt në Krime. Por pasi u kthye në shtëpi, prindërit vunë re një ndryshim të veçantë tek vajza e tyre. Ajo qëndronte e vetmuar, dhe kishte një sjellje tejet të ftohtë.

Akoma me e çuditshme, u zbulua se ajo ndodhej në fazat e hershme të shtatzënisë, edhe pse nuk e dinte se si dhe kur mund të ishte ngjizur fëmija. Megjithatë, ajo e vazhdoi shtatzëninë dhe solli në jetë një djalë, që ishte qartazi “i ndryshëm” nga bashkëmoshatarët e tij.

Ai ishte shumë inteligjent, dhe nuk kishte interes të luante si fëmijët e tjerë, duke preferuar që të lexonte libra shumë më të avancuar se mosha e tij. Më i çuditshëm ishte vendimi i tij i papritur, për të ndërmarrë një udhëtim në katakombet, pikërisht aty ku kishte qenë e ëma e tij 2 dekada më parë. Ai do të shkonte atje si pjesë e një grupi turistësh. Diku gjatë vizitës, ai thjesht u zhduk, për të mos u gjetur më kurrë. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *