Home»Horizonti.al»Incidenti me “diskun e argjendtë” në liqenin Balkash

Incidenti me “diskun e argjendtë” në liqenin Balkash

Seria: Dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik

Sipas dosjeve të deklasifikuara të KGB-së, qindra njerëz panë rrëzimin e një “disku të argjendtë” nga qielli në liqenin Ballkash. Incidenti ndodhi në vitinm e vitit 1963, edhe pse data e saktë nuk përmendet saktësisht. Brenda disa orësh, një ekip kërkuesish rrethoi rrënojat, dhe i transportoi ato në një bzë të fshehtë nëntokësore në Slepnogorsk.

Udhëheqësi i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, u vu në dijeni për ngjarjen, dhe disa ditë pas incidentit, do të zhvillonte një vizitë të fshehtë në bazë për të inspektuar vetë mbetjet e diskut, dhe për t’u informuar nga shkencëtarët sovjetikë, që synonin të kuptonin inxhinierinë e ndërtimit të anijes aliene.

Ky incident, nuk ishte i vemti i këtij lloji në ish-Bashkimin Sovjetik. Një vit më herët, 2 objekte në formë disku ishin rrëzuar dhe gjetur. I pari ra në Semipalatinsk, dhe mbetjet u transportuan në një bzë sekrete në Zhitkur. Disku i dytë u rrëzua në rajonet veriore të Rusisë, kryesisht të papopulluara, dhe një ekip kërkimor do t’i çonte reliket në një vend të fshehtë diku në afërsi të Moskës.

Gjatë viteve të fundit, shumë ish-zyrtarë të rangut të lartë sovjetik, kanë bërë deklarata publike në lidhje me incidentet e tilla, si dhe aktivitetet famëkeqe në Kapustin Jar, i cilësuar më së shumti si versioni sovjetik i “Zonës 51” në SHBA. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *