Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 14 SHKURT 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 14 SHKURT 2019

DASHI

Një ditë plot acarim, shumë gjëra për të bërë dhe situata për të menaxhuar. Ju do të duhet të udhëtoni, të lëvizni, ndoshta për një projekt të ri. Por ka ende konfuzion dhe probleme të ndryshme për t’u marrë me to, kjo shkakton siklet dhe nervozizëm që ndikon edhe anën fizike. Mund të ndiheni nën presion edhe të premten.

DEMI

Ka një dëshirë të madhe që ju mund të realizoni ose të menaxhoni me partnerin tuaj. Ndoshta hapni një aktivitet apo planifikoni diçka të mirë për të ardhmen. Ajo që ka rëndësi është të ndryshoni, në këto ditë nervozizmi ndihet dhe të tjerët e kuptojnë. Marsi pritet me zgjidhje pozitive, ju do të jeni të suksesshëm me një person të Akrepit dhe ju do të përjetoni tërheqje të madhe fizike për Dashin dhe Bricjapin.

BINJAKET

Hëna është në shenjën tuaj të enjten dhe të premten, më në fund do të gjeni buzëqeshjen që do t’jua çlirojë pak mendjen. Fundjava mund të shënojë një pikë kthese të rëndësishme. Për shembull, ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre ose të menaxhojnë më mirë dashurinë. Në janar dikush nuk ka mbyllur një histori, shumë kanë përjetuar siklet të madh ose janë marrë me shumë gjëra. Tani, idetë tuaja duken pak më të qarta.

GAFORRJA

Është Dita e Shën Valentinit dhe ju fton të dashuroni, por është edhe një ditë mendimesh,  që ju sjell disa dyshime në zemrën tuaj, veçanërisht nëse jeni të pavendosur në mes dy historive. Situata do të jetë më e qartë gjatë fundjavës, në ndërkohë mund të merrni keq një pohim apo  një mendim. Ose, një person mund të dalë hapur, duke ju vënë edhe më shumë në krizë.

LUANI

Synoni gjithnjë dhe në çdo rast që të fitoni, duke imponuar arsyet tuaja dhe pa dëgjuar të tjerët. Këtë herë kokëfortësia juaj duhet lënë mënjanë, ndoshta duhet të vlerësoni sugjerimet e njerëzve të tjerë. Kjo do t’ju ndalojë që të jetoni në siklet të vazhdueshëm dhe të ndjeheni më mirë në jetë. Në dashuri, idetë janë më të qarta se vitin e kaluar. Ka edhe më shumë pëlqime rreth jush. Një telefonatë mund të vijë së shpejti, nëse nuk ka ardhur. Në anën tuaj keni Jupiterin, deri në nëntor.

VIRGJERESHA

Marsi dhe Venusi janë të favorshme në ditët e ardhshme, por që nga Dita e Shën Valentinit mund të themi diçka më shumë në dashuri. Ndoshta ju keni pak lodhje dhe për këtë arsye edhe një stres të caktuar, të akumuluar për shkak të shumë angazhimeve. Në këto 24 orë, ju tregoni aftësinë për t’u lidhur në mënyrë pozitive me të tjerët, duke qenë gjithashtu shumë të drejtpërdrejtë.

PESHORJA

Është Dita e Shën Valentinit, por edhe një ditë që ju sheh të hutuar dhe të pavendosur, ndoshta pikërisht në dashuri, prandaj kini kujdes. Ata që po realizojnë një projekt gjithashtu janë ngarkuar me shumë përgjegjësi, rrjedhimisht kanë vënë dashurinë në plan të dytë. Saturni në mosmarrëveshje sjell një ndjenjë të pamjaftueshmërisë edhe në punë, ju dëshironi të ndryshoni mjedisin. Kush është vetëm dëshiron të mbështetet tek një person. Këto janë ditë në të cilat është e preferueshme të shmangni kontradiktat.

AKREPI

Përkundër vuajtjeve në vendin e punës, përpiquni të qëndroni të qetë këto ditë, gjë që kërkon shumë përpjekje. Do të duhej një person i fortë, të paktën po aq sa ti, për t’ju ndejtur pranë. Megjithatë, shpesh ju nuk e gjeni atë, veçanërisht sepse ju tregoni vetëm anën e sigurt dhe fitimtare tuajën, e kështu nuk jepni idenë e dikujt që ka nevojë për ndihmë. Shërim i pritshëm për fundjavën.

SHIGJETARI:

Shën Valentini lind mes dyshimeve, shumë do të donin të ishin diku tjetër. Ata që jetojnë dy histori nuk janë mirë në këtë situatë. Ata që përpiqen të zgjidhin një problem, mund të gjejnë veten përballë një pengese shumë të lartë për t’u kapërcyer. Lajm i mirë është se në mbrëmje dita do të përmirësohet. Këshilla është që të sqaroheni dhe të kuptoni se cilat rrugë të zgjidhni, në rast të goditjeve rrufe dhe emocioneve të kaluara. Jupiteri është në shenjën tuaj deri në nëntor, që do të thotë se ekziston mundësia për të bërë gjëra të mëdha, por do të duhet durim.

BRICJAPI:

Ju nuk jeni bërë për festa të komanduara, ndoshta edhe festimi i Ditës së Shën Valentinit nuk ju stimulon veçanërisht, mos pranoni të bëni gjëra me forcë, megjithatë kufizoni reagimet tuaja. Ju gjithashtu mund të doni dikë që, ashtu si ju, nuk i bëhet vonë për këto ditë të veçanta. Kini kujdes që të mos shkatërroni ditën tuaj, ka të ngjarë që ta përfundoni me pak zhgënjim, por që nga e premtja duhet ta tejkaloni atë.

UJORI

Në ditën e Shën Valentinit bëni kujdes, dita në vetvete nuk është e keqe, por ju jeni shumë të ndjeshëm dhe të mërzitur nga gjithçka dhe çdokush në këtë fazë. Është e mundshme që ju doni të dilni nga rregullat dhe të planifikoni ose të bëni diçka të re për muajt e ardhshëm. Situata e veçantë në familje, do të tejkalohet me kujdes, sepse ndihet lodhje. Nëse personi tjetër pranë jush është pak i komplikuar, përpiquni të shmangni konfrontimin verbal. Nga e premtja do të ketë rekuperim.

PESHQIT

Ju mund të jeni viktimë e një sëmundjeje për shkak të Hënës së vrazhdë, por dita është ende mjaft aktive. Në sferën e ndjenjave, yjet janë të favorshëm. Dikush mund të ketë larguar një dashuri pak a shumë vullnetarisht. Në rast ndarje apo mosmarrëveshje të vogël, ju mund të ktheheni në gjurmët tuaja ose të ktheni faqe, në çdo rast, zgjidhja është afër. Ju duhet të vendosni rend në jetën tuaj, do të jetë një fundjavë intensive. Ata që presin për një përgjigje mund ta marrin atë të dielën. / MEB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *