Home»Horizonti.al»Historitë e Luginës së Vdekjes

Historitë e Luginës së Vdekjes

Seria: Dëshmitë e pabesueshme mbi UFO-t në ish-dosjet sekrete të Bashkimi Sovjetik

Të ndërthurura me legjendat dhe folklorin, dhe që datojnë prej disa shekujsh, janë dëshmitë e shumta që vijnë nga e ashtuquajtura “Lugina e Vdekjes” në Siberi, që shtrihet përgjatë lumit Viljuj i Epërm. Ata që kanë qënë dëshmitarë të ngjarjeve të pazakonta në këtë rajon, thuhet se janë sëmurur papritur (ndonjëherë kanë gjetur vekjen).

Në vitin 2013, Mikail Vishok udhëhoqi një ekip kërkimor në zemër të Luginës së Vdekjes, duke hetuar ekzistencën e dukshme të “kazanëve”, që thuhej se janë mbetjet e teknologjisë aliene. Ata u detyruan të braktisin projektin, për shkak të fillimit të papritur të sëmundjes, me simptoma të ngjashme me helmimin nga rrezatimi.

Sipas legjendave, i gjithë rajoni ka qenë një fushëbetejë e madhe në antikitet, kur “topa të zjarrtë” do të hidheshin në tokë nga anije të mëdha aliene. Këto topa të zjaarrtë, vinin nga “kazanët” që do të ngriheshin nga brenda Tokës. Përshkrimi i tyre tingëllon i ngjashëm me armët kundër-ajrore.

Gjatë kësaj beteje, një shpërthim “më i zhurmshëm se kurrë më parë” do ta shkatërronte tërësisht rajonin dhe gjithë jetën në të. Përshkrimet janë të ngjashme me ato të një shpërthimi bërthamor, i cili rastësisht, mund të shpjegojë arsyen pse çdo njeri që viziton Luginën e Vdekjes, sëmuret brenda pak kohësh. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *