Home»Horizonti.al»Gjenerimi Spontan, teoria se minjtë dhe kafshët e tjera lindin rëstësisht nga ushqimet e kalbura

Gjenerimi Spontan, teoria se minjtë dhe kafshët e tjera lindin rëstësisht nga ushqimet e kalbura

Seria: Teoritë e çmendura shkencore, që dikur pranoheshin si të vërteta

Teoria e Gjenerimit Spontan, ishte besimi se organizmat e gjallë ishin krijuar nga një lëndë jo e gjallë. Për shembull, besohej se minjtë ishin krijuar nga ushqimet e fshehura në vende me lagështirë, dhe se kërmijtë vinin nga mishi i prishur. Teoria u shfaq fillimisht në epokën romake.

Gjenerimi Spontan, ishte rezultat i vëzhgimit. Njerëzit vunë re se krimbat shfaqeshin gjithmonë në mishin e prishur, dhe se minjtë në mënyrë misterioze shfaqeshin në bukën dhe djathin e mbuluar me rroba të vjetra, dhe që mbahej në vende të errëta.

Madje dikush në shekullin XVII, shkruante se minjtë mund të krijoheshin duke mbështjellë një sasi gruri në një leckë të lagur, dhe duke e lënë atë në një kavanoz të zbuluar për 21 ditë. Përgjatë shekujve, disa shkencëtarë e mohuan gjenerimin spontan, por askush nuk kreu ndonjë eksperiment që ta hidhte poshtë këtë teori. Ndonjëherë, përkrahësit e Gjenerimit Spontan, i shtrembëronin shpesh eksperimentet, për të mbështetur besimet e tyre. Kjo teoria u rrëzua më në fund nga Lui Pastër në vitin 1859. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *