Home»Enciklopedike»Fati i keq nga thyerja e pasqyrës, ja se si lindi bestytnia

Fati i keq nga thyerja e pasqyrës, ja se si lindi bestytnia

Paragjykimi përreth thyerjes së një pasqyre, nuk filloi në mesjetë, por u përforcua në atë periudhë. Në shekullin XV-të, Venediku në Itali prodhonte pasqyra për të pasurit. Ato bëheshin prej qelqi dhe argjendi, gjë që i bënte jashtëzakonisht të shtrenjta.

Asokohe besohej që nëse një shërbëtor do të thyente një pasqyrë, ai s’do të qe kurrë në gjendje t’ia dëmshpërblente pronarit. Ndaj do të detyrohej të shërbente për 7 vitet e ardhshme pa pagesë. Por frika e thyerjes së një pasqyreje, ekzistonte në kulturën e njërëzve që para Mesjetës.

Në Greqinë e lashtë, besohej se pasqyrimi i një personi, ishte një përfaqësim i shpirtit të tij. Nëse reflektimi i tyre dukej i shtrembëruar (në një tas me ujë, ose në një lumë), atëherë besohej se mbi të do të binte gjëma. Shtrembërimi i një reflektimi, besohej se dëmtonte shpirtin.

Romakët besonin se thyerja e një pasqyre, ishte një fatkeqësi, dhe dënohej me 7 vite të fatit të keq. Ata besonin se jeta kishte cikle 7-vjeçare, ndaj thyerja e një pasqyre nënkuptonte se një person do të duhet të priste të ripërtërihej pas vetëm 7 vjetësh.

Disa njerëz besonin se fat i keq mund të largohej duke i hedhur copat e saj në ujë, ose duke i varrosur nën tokë në dritën e hënës. Në shekullin XVI-të, u zbulua një mënyrë shumë më e lirë për të prodhuar pasqyra, por superticioni dhe shenjat e këqija të lidhura me thyerjen e tyre, vazhdoi të jetë pjesë e kulturës njerëzore deri sot. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *