Home»Ekonomi»Ekonomia globale mund të zhytet sërish në recesion, vitin e ardhshëm

Ekonomia globale mund të zhytet sërish në recesion, vitin e ardhshëm

Nga Marco Valli

Pas rritjes së fortë ekonomike të vitit 2017, dhe ngadalësimit të vitit 2018, rritja ekonomike globale pritet të vazhdojë në mënyrë të moderuar në vitin 2019, me norma  rreth 3.4 për qind, krahasuar me 3.6 për qind që është aktualisht, dhe me rënie të mëtejshme të kësaj norme në vitin 2020, nën 3 për qind.

Ekonomia amerikane, do të luajë një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e rritjes globale, duke pasur parasysh fazën e zgjatur të ekspansionit, më e gjata e regjistruar ndonjëherë, dhe fundin e paralajmëruar të stimulit fiskal, i cili mund të zbulojë dobësinë e bazave themelore.

Por gradualisht do të shfaqen probleme, çka do t’i lejojë Rezervës Federale, të rritë normat e interesit gjatë pjesës së parë të vitit, dhe pastaj të presë për të vlerësuar zhvillimet. Faktori më i lartë i rrezikut për ekonominë amerikane, është bilanci i korporatave, për shkak të një rritje të fortë të mekanizmave ndikues, dhe një rritje të vazhdueshme të kostos së rifinancimit të borxhit, edhe pse kjo mbetet gjithnjë nën mesataret afatgjata.

Veç kësaj, kompanitë kanë fituar aksione të mëdha kombëtare, dhe kjo mund të jetë në kurriz të flukseve të mjeteve monetare, pasi ngadalësimi ekonomik, mund të ndikojë në kërkesën e kapitalit, duke përforcuar turbulencën e tregut financiar të shkaktuar nga një rënie e fitimit. Faktorë të tjerë, që mund të ndihmojnë në dobësimin e perspektivave të rritjes ekonomike në SHBA:mungesa e krahut të punës, dhe një ambjent më pak favorizues ndaj rritjes, i stimuluar nga proteksionizmi.

Deri tani, masat e kësaj të fundit, nuk kanë dhënë ndonjë ndikim të madh në flukset tregtare, por pasiguria e lidhur me ta, tashmë ka filluar të ndikojë negativisht në besimin e biznesit, duke zbehur perspektivat për investime me normë fikse, si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë, për kompanitë më të ekspozuara ndaj goditjeve ekonomike, për shkak të mekanizmave të tyre më të mëdhenj ndikues. Nëse do të ndodhte cikli ekonomik, gjasat që SHBA të hyjë në recesion ndoshta që vitin e ardhshëm, do të rriten. Një recesion i mundshëm ndoshta do të jetë i butë, i ngjashëm me atë të vitit 2001, por i mjaftueshëm për të nxitur FED-in për të filluar të ulë normat e interesit.

Me ngadalësimin e ekonomisë amerikane, dhe pastaj hyrjen e saj në recesion, do të nisë të vuajë edhe tregtia globale, dhe nga kjo vështirë se mund të shpëtojë eurozona, veçanërisht në vitin 2020. Por një përmirësim në bazat ekonomike të brendshme, mund të zbutë efektet e ngadalësimit ekonomik në këtë anë të Atlantikut.

Ngopja e tregut të punës në eurozonë, e arritur në vitet e fundit, do të nxisë më në fund reformimin e sistemit të pagave, me normën e rritjes nominale të të ardhurave familjare, që është  gati të mbërrijë nivelin më të lartë në një dekadë. Çdo ngdalësim në 3-mujorët e ardhshëm, për shkak të dobësimit të perspektivave të punësimit, do të kompensohet ndoshta nga një ngadalësim i inflacionit, duke e mbajtur fuqinë blerëse në një trajektore të rritjes së moderuar.

Për më tepër, nga pikëpamja e buxheteve, familjet në eurozonë mund të cilësohen financiarisht të shendetshme. Pavarësisht nga rritja e kredive të komsumit, barra e tyre e borxhit mbetet e ulët në pjesën më të madhe të vendeve.

Në fushën e investimeve, eurozona ka një kërkesë të ulët për investime fikse, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Kjo për shkak se cikli ekonomik në zonën e euros, është në një fazë më pak të maturuar se ai në SHBA. Me një pabarazi të madhe midis vendeve, bilancet e kompanive nuk janë aq të fuqishme sa ato të familjeve, edhe pse ato janë përmirësuar, si kompanitë e vendeve të goditura nga kriza e borxhit sovran që kanë rritur rezervat likuide, si dhe kanë diversifikuar burimet e financimit. Kjo duhet të ketë forcuar elasticitetin e tyre ndaj goditjeve financiare, edhe nëse mbeten disa zona të prekshme.

Hapësira e manovrimit të BQE-së, për të normalizuar politikat e saj të normave të interesit, mund të mbyllet me shpejtësi brenda një viti. Sipas mendimit tonë, BQE mund të rrisë disi nivelin e depozitave në fillim të vitit 2020, përpara se të ndërpresë planet e tij të kufizimit të politikës monetare.

Ndërkohë ekonomia e Kinës, do të vazhdojë të ngadalësojë gjatë 2 viteve të ardhshme. Tranzicioni i vështirë i Pekinit, nga një model i rritjes së shpejtësisë të lartë, drejt një modeli të vlerës së shtuar, po eliminon ngadalë nxitësit kryesorë të rritjes, duke frenuar rritjen e kredisë, dhe duke zgjeruar rolin e forcave të tregut, në kurriz të përfshirjes së shtetit.

Pritet që autoritetet kineze, të jenë në gjendje të vënë në zbatim instrumenta fiskale, dhe japin më shumë kredi për të parandaluar rënien e shpejtë të rritjes ekonomike. Ngadalësimi ciklik në ekonomitë e përparuara, dhe shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve financiare, do të penalizojë tregjet në zhvillim.

Nëse investitorët do të detyrohen të ulin më tej flukset e investimeve, disa prej këtyre vendeve mund të kenë nevojë të përdorin ndihmën financiare ndërkombëtare. Kjo do të rriste gjasat e një dukurie ngjitëse, edhe nëse një krizë që i prek të gjitha në tregjet në zhvillim, mbetet e pamundur.

Kur FED-i në SHBA të nisë të ulë normat e interesit, tregjet në zhvillim mund të përfitojnë prej saj, por nuk është e qartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të kompensuar ngadalësimin e shkaktuar nga rënia e flukseve tregtare globale, dhe rritja e rreziqeve në tregjet financiare.

Ekzistojnë disa rreziqe që nderen mbi perspektivat makroekonomike, shumica e të cilave nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë dhe financiarë, por nga vendimet e këqija politike. Këtu përfshihet, një përshkallëzim i mundshëm i tensioneve tregtare SHBA-Kinë, mungesa e marrëveshjes mes BE dhe Britanisë mbi Brexit, një përkeqësim i problemeve ekonomike në Itali (me një ndikim negativ në vendet e tjera të eurozonës), dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, një ngadalësim më i madh i rritjes ekonomike në Kinë.

“eastwest.eu” – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *