Home»Horizonti.al»Eduard Ajnshtajn: “Problemi i pazgjidhshëm” i Albert Ajnshtajnit të madh

Eduard Ajnshtajn: “Problemi i pazgjidhshëm” i Albert Ajnshtajnit të madh

Nga Annalisa Lo Monaco

Për Albert Ajnshtajnin, gjeniun e padiskutueshëm të fizikës, dhe një njeri me shumë interesa në jetë, i vetmi “problem i pazgjidhshëm” ishte djali i tij më i vogël, Eduardi. Albert Ajnshtajni, është një shkencëtar që nuk ka shumë nevojë për prezantim. Emri i tij është praktikisht sinonim i “gjeniut”.

Dhe nëse karriera e tij shkencore është e mirënjohur nga të gjithë, disa aspekte të jetës së tij personale, janë ndoshta më pak të njohura. Ndërsa studionte në Institutin Politeknik të Zyrihut, ai u njoh me Mileva Mariç, gruaja e parë që pranoi të merrte pjesë në kursin e fizikës në universitetin prestigjioz zviceran, dhe e cila ishte 4 vjet më e madhe se ai.

Alberti dhe Mileva u martuan në vitin 1903, por që një vit më parë kishin sjellë në jetë një vajzë, Liezerl, fati i të cilës nuk dihet me saktësi:ndoshta u dha në kujdestari, apo ndoshta vdiq nga sëmundja e skarlntinës kur ishte e vogël. Alberti nuk e pa kurrë atë.

Çifti pati pastaj 2 djem të tjerë, Hans Albert, i lindur më 1904, dhe Eduard, i lindur më 1910.

Alberti dhe Mileva u divorcuan vetëm në vitin 1919, edhe pse martesa e tyre kishte marrë fund disa vite më parë:që nga viti 1912 Ajnshtajni, që ishte zhvendosur në Berlin me familjen e tij, kishte nisur në një marrëdhënie me kushërirën e tij të parë Elsa (me të cilën nuk pati fëmijë).

Në vitin 1914 Mileva u kthye në Zyrih, së bashku me 2 djemtë e saj, ku Hans Alberti do të diplomohej në inxhinieri në të njëjtin institute, ku kishin studiuar edhe prindërit e tij.

Eduard dhe do të fillonte studimet për mjekësi. Ai ishte një fëmijë shëndetlig, i apasionuar pas muzikës, poezisë, dhe ndoshta me një shpirt shumë të ndjeshëm. Veprat e Frojdit, e bënë të apasionuar pas psikiatrisë, aq sa ta bindnin të regjistrohej në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Zyrihut.

Ndërkohë Ajnshtajni ishte bërë tashmë një figurë udhëheqëse në botën shkencore, dhe Eduardi u ndie ndoshta nën presion:Ndonjëherë është e vështirë të kesh një baba aq të rëndësishëm, psi ndihesh kaq i parëndësishëm…Edhe atij i ndodhi të binte në dashuri me një grua më të madhe se vetja, gjatë viteve të universitetit.

Por marrëdhënia e tyre përfundoi keq. Që atëherë, Eduardi nisi të shfaqte probleme psikike, dhe në vitin 1930 ai u diagnostikua me një formë të rëndë të skizofrenisë. Në vitin 1932, ai u shtrua në një klinikë për sëmundjet mendore Burgholzli në Zyrih, ku sipas vëllait të tij Hans, trajtimet e tmerrshme të kohës sikurse ishte elektroshoku, përfunduan duke e përkeqësuar gjendjen e tij.

Në vitin 1933 Ajnshtajni, që ndërkohë ishte martuar me Elsën, u largua nga Gjermania dhe persekutimi nazist. Para se të ikte për në Shtetet e Bashkuara, ai kaloi nga Burgholzli, për të marrë me vete Eduardin, i cili pranoi të luante në piano me babanë e tij, por jo të ikte me të.

Ishte hera e fundit që e takuan njëri-tjetrin.

Ai e kaloi kohën e tij nën kujdesin e nënës, por thuajse gjithmonë i shtruar në Burgholzli, ku ai qëndroi përgjithmonë aty pas vdekjes së Milevës në vitin 1948. Ajo ia kishte kushtuar jetën e saj djalit të sëmurë, në mes të vështirësive ekonomike dhe vështirësitë e të gjitha llojeve, edhe për shkak të pamundësisë së komunikimit gjatë luftës, si me Albert Ajnshtajnin ashtu edhe me djalin e madh Hans Albert, i cili i ishte bashkuar të atit në Shtetet e Bashkuara.

Eduardi vdiq në moshën 55-vjeçare më 25 tetor 1965, dhjetë vjet vdekjes së të atit. Ai, gjeniu i fizikës dhe simbol i një lirie shpirtërore që shpesh i shkaktonte probleme, nuk arriti të gjejë kurrë guximin për ta parë atë djalë të shtypur nga çmenduria, dhe nga figura e një babai me të cilin ishte e pamundur të ballafaqohej. “Rasti Eduard Ajshtajn”, nga Loren Seksik tregon historinë e djalit të pafat të gjeniut të fizikës, dhe të “anës së errët në epikën e një gjigandi”.

VanillaMag – Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *