Home»Lifestyle»Filozofi»E pavetëdijshmja kolektive e Karl Jungut

E pavetëdijshmja kolektive e Karl Jungut

“Lavjerrësi i mendjes luhatet mes arsyes dhe mosarsyes, dhe jo mes të drejtës dhe të gabuarës”

-Karl Jung-

Ndjesitë, mendimet, kujtimet, ritualet, mitet … Sipas teorisë së pavetëdijes kolektive nga Karl Jung, ekzistojnë elementë të përbashkët që ndahen nga i gjithë njerëzimi dhe që përbëjnë një lloj trashëgimie psikike. Për këtë arsye ne gjendemi përballë një “kontenieri” kuptimesh e domethëniesh, që i trashëgojmë si një grup social dhe që, sipas të pavetëdijshmes kolektive të Jung, kanë pasoja mbi sjelljen tonë dhe emocionet tona.

Kontributi i Jungut në botën e filozofisë dhe psikologjisë është i njohur që nga fillimi i shekullit të 20-të. Ky kontribut shpërtheu me teorinë psikoanalitike dhe e largoi edhe më shumë nga Sigmund Freud. Nëse për këtë të fundit, e pavetëdijshmja ishte vetëm zona e mendjes, në të cilën të gjitha përvojat dikur të ndërgjegjshme, më pas shtypeshin apo harroheshin, Karl Jungu shkoi përtej planit individual.

Psikiatri, psikologu dhe eseisti zviceran nuk e shihte të pavetëdijshmen si një manifestim personal të individit. Përkundrazi, në bazë të praktikës së tij klinike dhe përvojës, ai ndiente një lloj shumë më të thellë të vetëdijes individuale. E pavetëdijshmja kolektive shihej si nata kozmike ose kaosin primordial, nga i cili shfaqeshin arketipet dhe trashëgimia psikike që gjithë njerëzimi ndan.

Pak teori kanë qenë kaq të diskutueshme sa ajo e të pavetëdijshmes kolektive në botën e psikologjisë. Mendimi i Jungut përbën një nga përpjekjet e para për të zbuluar mekanizmat që veprojnë në pavetëdijen tonë, mbi mendimet dhe sjelljet tona.

Përse është e dobishme teoria e Jungut?

Vetë Jung thoshte se teoria e pavetëdijes kolektive jep ndjenjën e të qenit absurde, megjithëse është një ide përcaktuese. Mjafton ta thellosh pak temën, për të gjetur elemente të njohura dhe reale.

Po flasim për një moment historik në mendimin e Jungut, i cili në të njëjtën kohë shkaktoi shumë probleme për psikoanalistët zviceranë. Siç na shpjegon ai vetë në librat e tij, në fakt, ai kaloi një pjesë të mirë të jetës duke mbrojtur konceptin e tij të të pavetëdijshmes, nga ata që e kritikonin se nuk i kish dhënë formë, me anë të metodës shkencore.

E pra, është normale të pyesësh veten se çfarë përbën pikërisht e pavetëdijshmja kolektive dhe cila është dobia e saj. Për ta kuptuar atë në terma të lehtë, mund të mbështetemi në një analogji. E pavetëdijshmja kolektive e Karl Jungut është si një bazë të dhënash e trashëguar, një re informacioni, ku ruhet thelbi i përvojës së njerëzimit dhe që ne të gjithë e kemi brenda nesh.

Në të njëjtën kohë, e pavetëdijshmja kolektive formohet nga arketipet, ose nga fenomene psikike si uniteti i mendimit, imazhet mendore dhe mendimet që kemi të gjithë dhe që dalin në një mënyrë instiktive. Një shembull është amësia dhe kuptimi që ka për ne, personi dhe imazhi i vetes që ne vendosim të ndajmë me të tjerët, hijet tona ose ajo që zgjedhim për të fshehur ose shtypur.

Arketipet, emocionet dhe qëllimet e teorisë Karl Jungut

Për t’iu përgjigjur pyetjes për dobinë e kësaj teorie, është e rëndësishme të bëjmë reflektimin e mëposhtëm. E pavetëdijshmja kolektive e Karl Jungut supozon se asnjëri prej nesh nuk zhvillohet në izolim dhe nuk është i ndarë nga shoqëria. Ne jemi ingranazhet e një makine kulturore, një njësi e sofistikuar që na transmeton modelet dhe ngulit kuptimet që trashëgojmë nga njëri-tjetri.

Mes arketipeve të përmendur janë edhe modelet emocionale që ne të gjithë kemi. Kur vijmë në botë, ne ndërtojmë një lidhje me nënat tona dhe, ndërsa zhvillojmë identitetin tonë, u tregojmë të tjerëve atë që duam që ata të vlerësojnë, duke i fshehur aspektet që duam t’i mbajmë për vete.

Teoria e Karl Jungut dhe propozimi i tij për të pavetëdijshmen kolektive në të vërtetë pasqyrojnë shumë instinkte tonat, impulset tona më të thella si qenie njerëzore: dashurinë, frikën, projeksionin social, seksin, mençurinë, të mirën dhe të keqen … Një nga qëllimet e psikologut zviceran ishte për këtë arsye t’i bënte njerëzit të ndërtonin një ego autentike dhe të shëndetshme, ku grupi i energjive dhe arketipave ishin në harmoni.

Një aspekt tjetër po aq interesant i pavetëdijes kolektive të Jungut është se, siç shpjegoi vetë ai, kjo energji psikike ndryshon me kalimin e kohës. Çdo brez sjell me vete ndryshime kulturore, sociologjike dhe mjedisore. E gjithë kjo ka një ndikim në mendjen tonë, gjë që krijon arketime të reja në pavetëdijen tonë. / MeB

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *