Home»Magazine»Letersi»“Dëshirë dhe Heshtje”. Poezia e mrekullueshme e Ervin Hatibit, që u bë e famshme prej grupit Ritfolk

“Dëshirë dhe Heshtje”. Poezia e mrekullueshme e Ervin Hatibit, që u bë e famshme prej grupit Ritfolk

Tej dritares është ngrohtë

njerëz janë ulur në tavolina

qyteti nis e del prej vetes

në rrugë bredhin klube e makina

 

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm

s’është e thënë të jem as vetë i dytë

me miq të rastit po më mbushet nata

një vend do gjej ku the çlodh sytë.

 

Kam ftohtë e s’të shoh pranë

mendoj, mendoj se si

avujt e ngrohtë të frymës time

si zogj të bardhë e të verbuar mbërrijnë te ti

 

në ëndërr vijnë, e qetë këndojnë

e unë me sytë pak mbyllur rri

kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë

këngën e hënës të brishtë si zanë, që solle ti.

 

E di pse hesht hija ime

e di se lotët s’flasin kurrë

ata degjojnë veç fjalët e mia

në heshtje qëndrojnë dhe ata si unë

 

Pas pak ngadalë do të iki

që lotët të shkoj t;i fshij diku

këtu pranë, mbase atje larg

pas pak ngadalë do kthehem unë

 

ERVIN HATIBI

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *