Home»Rretherrotull»Vendi pushtohet nga acari, çfarë pritet të ndodhë sot!

Vendi pushtohet nga acari, çfarë pritet të ndodhë sot!

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një i ftohtë i madh, por ndërkohë pritet që temperaturat të ulen më shumë. Nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mësohet se, temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

“Sot e martë dt.08 priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat/Ato do të mbeten të ulëta deri sot në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë sot në mbrëmje.

Më konkretisht, sot (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C

në vendet e ulëta: -4 / 4 °C

në vendet malore: -15 / -4 °C

Era

Sot (e martë dt.08) ajo pritet të fryjë e lehtë.”,- njofton IGJEUM-i. / Dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *