Home»Horizonti.al»Trukimi i ndeshjeve, një ves i lindur që në Romën e Lashtë me sportin e mundjes

Trukimi i ndeshjeve, një ves i lindur që në Romën e Lashtë me sportin e mundjes

Nga Ian Harvey

Sporti i mundjes, ka qenë një burim argëtimi i njerëzve, i praktikuar që në shekullin VIII Para Krishtit. Nuk është një sekret, fakti që mundësit e sotëm janë trajnuar për të aktruar në ring, se sa të ndeshen vërtet. Por shumica e tifozëve të këtij sporti, sidomos në SHBA, nuk duken shumë të shqetësuar nga kjo gjë. Edhe vetë mundësit nuk e vrasin shumë mendjen.

Sidoqoftë, mundet që për disa të jetë e habitshme po të mësojnë se ndeshjet e mundjes, kanë qenë të fiksuara ose të paracaktuara që nga kohët e Perandorisë së lashtë Romake. Çfarë provash ka  për këtë pretendim? Mundja, ishte një sport popullor nëpër Olimpiada, madje që herën e parë që u mbajtën ato në vitin 776 Para Krishtit në Greqi.

Për sportin konkurrues, ku kundërshtarët përlesheshin edhe në baltë për fitore, zbatoheshin rregullat antike greke. Mundësit nuk lejonin të preknin këmbët e njëri-tjetrit, apo t’i hipnin mbi shpinë rivalit të tyre. Nuk kishte periudha pushimi, dhe që sportisti të fitonte, duhet të rrëzonte në shpinë plot 3 herë kundërshtarin e tij.

Romakët bënë disa ndryshime të vogla në këtë sport, për ta bërë atë të tyrin, dhe e quajtën ‘Orthia Pale’. Në versionin romak, mundja ndahej në dy pjesë:pjesa e luftimit në këmbë, dhe pjesa ku mundësit mund të luftonin shtrirë përtokë. Ndeshja, do të vazhdonte derisa njëri nga mundësit të dorëzohej dhe të pranonte humbjen.

Ky stil greko-romak i mundjes, vazhdon të pratikohet sot në mbarë botën. Mundësit e lashtë, i lyenin shpesh trupat e tyre të zhveshur me vaj dhe pluhur, për t’u përgatitur për një ndeshje. Ky

sport nuk përdorej vetëm si burim argëtimi. Mundja shfrytëzohej zakonisht si një formë trajnimi për ushtrinë e lashtë romake.

Nga aty mendohet se vjen termi “stërvitje si një gladiator”. Roma e lashtë, nuk ishte aspak barbare, sikurse na kanë bërë të besojmë filmat e Hollivudit. Historia e formave sadiste të argëtimit, është zbukuruar në një masë të caktuar.

Romakët, kishin shumë forma argëtimi, disa prej të cilave mund të konsideroheshin të korruptuara moralisht sipas standardeve tona modern. Gjithsesi, një pjesë e mirë e argëtimit të tyre me sportet dhe konkurrencën, ishin të ngjashme me atë që ne bëjmë sot.

Dëshmitë për këtë gjenden në metodat e përdorura prej tyre në ndeshjet e mundjes, dhe ashtu si sot, edhe romakët e lashtë kishin mënyra për t’i rregulluar gjërat në favorin e tyre. Një shembull i kësaj, është një marrëveshje kontraktuale midis dy mundësish, e gjetur në Egjipt, që daton në vitin 267 Pas Krishtit, kur Egjipti ishte një nga provincat më të pasura të Perandorisë Romake.

Revista Smithsonian, raporton se dokumenti i vjetër tejet i dëmtuar, është gjetur gjatë gërmimeve në Oksirhinkus në vitet 1903-1904. Çuditërisht, nga pjesa e dëmtuar mungonte shumë pak, ndaj ekspertët ishin në gjendje ta deshifronin atë relativisht lehtë.

Dokumenti rezultoi doli të ishte një kontratë mes dy të rinjve, që ishin afër pranë fundit të një gare në Egjipt. Ai thoshte se të dy burrat kishin rënë dakord për një ndeshje mundjeje të trukuar, që do t’i jepte fund Antinomisë së Madhe të 138-të, një garë prestigjioze që zhvillohej në qytetin egjiptian Antinopolis.

Babai i njërit prej burrave, emri i të cilit ishte Nikantinus, pranoi të paguante një ryshfet ndaj kundërshtarit të të birit, emri i të cilit ishte Demetrius. Të dy ishin të vendosur të garonin në kategorinë e të rinjve në ato lojëra.

U ra dakord që Demetrius të humbiste me dashje, dhe se për këtë do të paguhej me “tre mijë e tetëqind drakma argjendi në monedha të vjetra” nga babai i Nikantinos. Një klauzolë brenda kontratës, vinte në dukje se Demetriusi do të paguhej, edhe nëse gjyqtarët do të viheshin në dijeni të ndeshjes së fiksuar.

Megjithëse askush nuk e di me saktësisht se si doli ajo ndeshje, ka të ngjarë që Demetriusi të ketë marrë ryshfetin, dhe ta ketë humbur ndeshjen për të përfituar paratë. Nga ajo kontratë përfitoi popullin e Antinopolit, duke sjellë vizitorë, tregti dhe prestigj.

VintageNews – Bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *