Home»Zodiak»Si do të jetë JAVA JUAJ? Horoskopi 28 janar – 3 shkurt 2019

Si do të jetë JAVA JUAJ? Horoskopi 28 janar – 3 shkurt 2019

Dashi

Gjatë kësaj jave do jetë Venusi që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe. Të dy do tregoheni tolerantë dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bëre dikur. Ju beqarët do keni takime të mrekullueshme dhe më në fund edhe ju do përjetoni emocionet e të qenit çift. Në planin financiar duhet një strategji më e mire për të arritur stabilizimin e buxhetit. Kërkoni ndihme nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jetë problematik. E vetmja gjë që mund t’iu bëjë të ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë më shumë vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet.

Demi

Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Ambienti për ju që keni një lidhje do jetë i trazuar dhe i mbushur me debate. Nuk do mungojnë as ofendimet për njëri-tjetrin. Ju beqarët do influencoheni njëkohësisht nga shumë planetët. Disa do iu bëjnë më të hapur e disa të tjerë do iu frenojnë të dilni nëpër takime. Mirë do ishte të ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet të jenë të këqija. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe e ardhmja do përmirësohet. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe me rezistencën fizike. Pini çdo darkë një filxhan kamomil. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më të vendosur se kurrë për të arritur atje ku dëshironi. Priten projekte të mëdha.

Binjakët

Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim.

Gaforrja

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Në përgjithësi jeta juaj në çift do shkojë mirë, por yjet këshillojnë të shpreheni më tepër dhe mos mbani asgjë përbrenda. Pasioni ka shumë gjasa të mbizotërojë mbi arsyen. Edhe për ju beqarët pritet një javë e bukur dhe e mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni secilën. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Për një shëndet edhe më të mirë se më parë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me vitamina e proteina. Puna do jetë dinamike, intensive dhe e lodhshme. Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ka mundësi të merrni vendime për të ardhmen.

Luani

Venusi dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit bashkëpunimi do jetë shumë i fortë. Do jeni tolerantë me njëri-tjetrin dhe nuk do mbani kot së koti inat. Nëse keni pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do përfitoni mjaft nga mundësitë që do iu jepen për aventura dhe nuk do mendoni aspak të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë të mira. Transaksionet dhe investimet do favorizohen. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni dhimbje muskujsh ose kockash. ëNë punë do e keni më të thjeshtë të punoni në ekip dhe t’i pranoni mendimet e te tjerëve.

Virgjëresha

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me partnerin mbi disa çështje delikate. Edhe pse ai nuk mund t’i presë mirë është një hap që herët a vonë duhet bërë. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do e gjeni një person interesant me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni problemet e mëdha. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jetë e mirë. Nuk do keni asgjë shqetësim, madje nuk do e ndieni as lodhjen e punës. Në punë mos u dorëzoni edhe nëse gaboni herën e parë. Mos u dekurajoni nga ato që do iu thonë kolegët.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Ju të dashuruarit nuk duhet të bini pre e intrigave të disa personave dhe të debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jetë e pajustifikuar dhe do hapni probleme të kota. Nëse jeni beqarë do keni takime të rëndësishme dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Sipas Dritare.net, në planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Lodhja e madhe në pune do sjellë probleme shëndetësore. Jo vetëm që do jeni nervozë, por mund të keni dhimbje koke dhe shpine. Në punë do jetë javë e ngarkuar. Do bëni mirë t’i merrnit gjërat shtruar sepse askush nuk do ua dijë për nder.

Akrepi

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e tensionuar dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Partneri do jetë më kokëfortë se ju dhe nuk do bëjë asnjë tolerim. Ju beqarët do e lini veten të udhëhiqeni nga pasioni dhe do kaloni momente shumë të këndshme. Për ju është më i rëndësishëm momenti, jo e ardhmja. Për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do kryeni, situata do ketë disa tronditje në fillim të javës. Për shëndetin duhet të kujdeseni më tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë do iu vendosin përpallë sfidave të vështira, por ju do i kaloni më shumë sukses.

Shigjetari

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeta juaj në çift ka kohë që nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa më parë situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë që të jeni më të qetë. Ju beqarët do afroheni shumë me një mik të vjetër dhe nga fundi i javës pritet të ndodhë diçka e veçantë. Në planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat të shpenzoni do keni probleme. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë me shqetësime. Mire do ishte të fillonit ndonjë dietë të lehtë, pa e ekzagjeruar. Në planin profesional do ndërmerrni iniciativa të mëdha dhe do arrini shumë afër qëllimit final.

Bricjapi

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ju të dashuruarit edhe pse e doni shumë atë që keni në krah do e kaloni në plan të dytë. Financat do jenë ato që do iu marrin kohën më të madhe. Ju beqarëve do iu lëndojë më shumë vetmia. Edhe pse do bëni përpjekje për të gjetur një person interesant mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar nuk është koha për investime apo transaksione, kështu që shtyjini sa të mundni. Shëndeti nuk do kërcënohet për asnjë moment. Do jeni plot energji dhe entuziazëm. Në planin profesional do mbroheni nga Jupiteri. Do iu bëni ballë edhe intrigave të kolegeve dhe do arrini atje ku keni planifikuar.

Ujori

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë mediokër dhe të pamatur. Ka shumë mundësi ta lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë dhe do jetë e vështirë të merrni faljen e tij. Ju beqarët nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të krijojnë një lidhje sepse do e mendoni atë si një humbje të lirisë. Në planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat. Herë do jeni nervozë dhe herë do iu mungojë fuqia për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhja e vetme është te respektoni higjienën e jetës. Në punë do e harxhoni të gjithë energjinë për një projekt me vlera.

Peshqit

Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t’i arritur. Nëse keni një lidhje, që jeta t’iu ecë sa më mirë dhe të jetë emocionuese duhet të shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por as këtë jave nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Mirë do ishte të mos i besonit të gjitha fjalëve të bukura që do iu thonë disa. Financat do jenë goxha problematike. Filloni menjëherë të ndiqni një strategji strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Situata shëndetësore nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni luhatje tensioni dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do jeni mjaft të frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat. /dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *