Home»Rretherrotull»Shqipëria sot, me shi dhe me dëborë

Shqipëria sot, me shi dhe me dëborë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë gjatë paradites mot me vranësira të dendura.

Parashikohen reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta dhe bregdet.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 14°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 40-45 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *