Home»Horizonti.al»Shi Pei Pu, spiuni që u “bë femër” dhe mashtroi për 20 vjet ambasadorin

Shi Pei Pu, spiuni që u “bë femër” dhe mashtroi për 20 vjet ambasadorin

Gati të gjitha historitë e spiunazhit duken të dyshimta, pak a shumë të çmendura për të qenë të vërteta, por historia e Shi Pei Pu është aq e çuditshme, sa do të ishte e vështirë të trillohej apo të hiperbolizohej. Në moshën 26-vjeçare, Shi takoi një punonjës të ambasadës franceze në Pekin, i quajtur Bernard Bursiko, i cili u dashurua menjëherë pas tij, duke besuar se Shi ishte një grua nën maskën e një burri.

Kështu nisi një marrëdhënie 20-vjeçare. Gjithsesi, Boursiko mendonte se Shi ishte femër. Ai shkoi aq larg sa të blinte një fëmijë nga një spital, dhe t’ia tregonte atë Boursikos, duke pretenduar se fëmija ishte djali që kishin pasur së bashku. Gjatë kësaj kohe, Shi mori informacione dhe dokumente sekrete nga letrat e Boursiko në Mongoli, dhe në pjesë të tjera të Kinës.

Mbi 500 prej atyre dokumenteve u morën dhe iu dhanë zyrtarëve në Pekin. Boursiko u padit u arrestua në vitin 1983 për heqjen dorë nga këto dokumente, dhe shpejt zbuloi se Shi ishte mashkull, pasi edhe ai u arrestua. Pasi publiku francez mësoi mbi marrëdhënien e tij me Shi, ai u përpoq të kryente vetëvrasje, por dështoi, dhe të dy burrat u falën më pas nga presidenti francez Fransua Miterran. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *