Home»ZZZFun»Një këshillë e mirë nga letrat për ty. Zgjidh dhe lexo

Një këshillë e mirë nga letrat për ty. Zgjidh dhe lexo

  1. Asi

Kjo letër që funksionon mirë në nivelin mendor thotë se duhet të veproni, të dilni në pah dhe të nxirrni atë që dëshironi vërtetë. Mos lejoni që gjërat të mbeten të pazgjidhura, duke ecur më lehtë do t’i zgjidhni problemet në mënyrë që ato të mos ju shqetësojnë mendërisht.

Kini kujdes të mos bëheni të obsesionuar me rezultatet. Të jeni më racionalë në marrëdhëniet tuaja, të kujdesshëm që të mos hyni në diçka që nuk është me të vërtetë në zemrën tuaj. Suksesi varet nga shkalla e angazhimit tuaj.

  1. Teta

Letër që sjell pasiguri dhe frikëra, ndonjëherë jemi të zhgënjyer dhe duhet të mësojmë të lëmë gjërat të kalojnë, të mos e shpiem të gjithë dhimbjen në zemrën tonë. Nganjëherë vuajmë prej fjalëve që thuhen, prej veprimeve apo mungesës së tyre.

Por edhe kjo kalon! Dhe do të kalojë! Nëse vjen konflikti, kujtojeni gjithmonë. Reflektoni nëse ka mjaftueshëm dashuri për të vazhduar marrëdhënien tuaj, apo nëse ka mjaftueshëm dashuri për të patur diçka serioze me personin që dëshironi.

  1. Karma

Kjo letër thotë që në lidhje me karma-n, rezultati i veprimeve tona në të kaluarën vazhdon në të tashmen, gjithçka e kemi mbjellë dhe tani duhet ta korrim.

Kjo letër kërkon organizim, vendimet e rëndësishme mund të merren dhe është e rëndësishme të keni një mendje të kthjellët për të zgjedhur opsionin më të mirë. Duhet të kërkoni marrëdhënie të reja, të harroni ato që kanë shkuar keq dhe të jetoni sërish.

MeB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *