Home»Keshilla»Më ka tradhëtuar dhe vazhdon të gënjejë

Më ka tradhëtuar dhe vazhdon të gënjejë

Për fat të keq jo të gjitha historitë janë gjithmonë rozë: disa prej nesh mund të kenë të bëjnë me një nga zhgënjimet më të mëdha që mund t’i rezervohen partneri: tradhtinë. Çfarë ndodh megjithatë, nëse ai tradhëton dhe vazhdon me gënjeshtra?

Ka shumë arsye pse ai sillet në këtë mënyrë dhe tani ju duhet të zgjidhni, në fakt, është me vlerë të vazhdoni jetën tuaj në krah të tij, apo ta lini dhe të ecni përpara. Megjithatë, përpara se të merrni ndonjë vendim, le të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Tradhtia dhe gënjeshtra

Kur partneri tradhëton, është faji juaj? Ndoshta ju jeni duke bërë këtë pyetje, sepse me siguri jeni në fazën ku nuk e dini çfarë të bëni pas një tradhtie, por gjëja e parë që ju duhet është që të ndaleni. Ju duhet të mendoni dhe të përpiqeni ta kuptoni atë që doni dhe sa kohë ka që ju gënjen.

Tradhtia dhe gënjeshtra gjithmonë shkojnë së bashku: ata që tradhëtojnë e gjejnë veten në një pozicion ku është e pamundur që të tregojnë të vërtetën, pavarësisht sa dashamirëse janë synimet e tyre. Pse flasim për qëllime dashamirëse? Sepse tradhtia mund të jetë gjithashtu një gabim, një moment kalimtar.

Sigurisht që nuk është e lehtë ta pranosh, por duhet ta konsiderosh këtë ide. Nëse ishte ai që ju pranoi tradhëtinë dhe ju mendoni se ai është ende duke gënjyer, ndoshta kjo ndodh sepse ai nuk dëshiron t’ju tregojë më shumë dhe t’ju lëndojë më tej.

Nëse në vend të kësaj ju e kuptoni se ai ende po ju gënjen, sepse fsheh diçka, nëse e kuptoni se gënjeshtrat e tij mund të fshehin një rikthim, atëherë përballeni me këtë gjë dhe braktiseni: vetëm në këtë mënyrë do t’ju humbasë dhe do të ketë mundësinë përfundimisht të pendohet dhe të vijë në vete.

Më ka tradhëtuar dhe nuk më kërkon

Kjo situatë ju tregon shumë më tepër sesa doni ta pranoni, e dimë mirë. Ndoshta ju jeni duke u përpjekur të falni tradhëtinë dhe ju gjithashtu keni provuar të jeni në dispozicion, por ai vazhdon të zhduket. E di që po mendoni se ndoshta do t’ju japë kohë, por mos u mashtroni: nëse ai nuk ju kërkon, kjo është sepse ai nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Filloni ta pranoni idenë se nëse ju tradhton, ju gënjen dhe nuk ju kërkon as në këtë moment, ka shumë të ngjarë që historia juaj të ketë mbaruar. E dimë që ky lajm është i rëndë sa një gur, por tani është koha të mendoni për veten.

Mundohuni të reflektoni dhe pyesni veten se çfarë ka ndodhur, çfarë shkoi keq në këtë histori. Përdorni njohuritë tuaja për të pasuruar veten dhe për tu siguruar që në të ardhmen të jeni më e fortë dhe më e përgatitur.

Më ka tradhëtuar dhe nuk arrij ta lë

Ju tradhtoi, vazhdon të gënjejë dhe nuk mund ta lini dot. Duket absurde, por nuk mund ta bëni këtë. Ju filloni nga supozimi se, nuk është aspak absurde. Të ndjerit e dërrmuar është më se normale dhe të mos qënit në gjendje t’i jepni fund historisë është edhe më shumë normale.

Para se të ndiheni kaq të shkatërruar, përpiquni të praktikoni të gjitha këshillat e mira se si të përballeni me një tradhëti: nuk duhet domosdoshmërisht të fajësoni veten nëse nuk e lini. Para së gjithash, merrni kohë për të reflektuar, për të kërkuar brenda vetes dhe për të kuptuar se çfarë ju lidh me të në këtë mënyrë kaq intensive.

Ndoshta një pjesë e juaja e di se ai tani është i besueshëm dhe dëshiron t’i japë atij një shans. Nëse po, përpiquni ta kuptoni se duke i dhënë atij një shans gjithashtu do të thotë të mos e stresoni dhe të mos dyshoni menjëherë tek ai, kështu që ndoshta fakti që ai vazhdon të gënjejë mund të jetë thjesht përshtypja juaj.

Mundohuni të lëvizni më me mençuri: shikoni nëse e ai e lë telefonin kudo, përpiquni të kuptoni nëse lëviz me dyshim dhe përpiquni t’i bëni improvizime (por jo gjithmonë). Në këtë mënyrë do të kuptoni nëse ai vërtetë ju tradhton përsëri. Nëse ai nuk po e bën, ju do ta dini se ai tani është i besueshëm.

Nëse gjeni diçka do të keni më shumë motivim dhe do të jeni në gjendje ta lini. Dhe besojeni: edhe nëse në këtë moment ju duket fundi i botës, do të merrni veten shumë shpejt.

/meb

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *