Home»Motivuese»Kur një gruaje i ka ardhur në majë të hundës, nuk do të harxhojë asnjë sekondë më shumë

Kur një gruaje i ka ardhur në majë të hundës, nuk do të harxhojë asnjë sekondë më shumë

Kur një grua është e lodhur pduke luftuar për një burrë që nuk di ose nuk dëshiron ta dojë, ajo nuk do të humbasë asnjë sekondë. Do ia mbyllë derën asaj marrëdhënie dhe do të largohet.

Pa hedhur sytë prapa.

Thuhet se kur një grua dashuron, ajo dashuron pa rezerva.

Një grua që me të vërtetë do, dashuron me gjithë zemrën dhe shpirtin e saj. Do të jepet e gjitha pa frikë, do të tregojë veten e ajs të vërtetë, nuk do ta fshehë thellësinë e shpirtit të saj.

Një grua kështu mbron dhe ushqen dashurinë e saj për një burrë, me një lloj force që askush nuk mund ta imagjinojë.

Sakrificat që ajo është në gjendje të bëjnë për njeriun e saj janë të pabesueshme, sepse ajo nuk heq dorë nga vështirësitë, nuk zmbrapset përballë tyre.

Një grua e tillë do të bëhet forca e vetvetes. Do të jetë si një shkëmb kur të ndjejë se shoku i saj është duke u shembur.

Do të jetë shpatull për të qarë, strehëz, këshilla të dobishme, arsyeja për t’u ngritur pas një nokauti.

Ajo do të jetë në gjendje të ofrojë rehati, të zhdukë mendimet negative, të organizojë momente të improvizuara për të festuar një fitore të vogël.

Nuk do të jetë personi i interesuar, por personi në gjendje të ndajë gjithçka.

Përqafimi i saj do t’i japë paqe mendore dhe ajo do të jetë në gjendje ta bëjë burrin e saj të ndjehet rehat, sikur gjithçka të ishte në rregull, sepse ajo është aty, pranë tij.

Një grua e tillë nuk është një robot, ajo nuk ka një energji të pashtershme, veçanërisht nëse ajo nuk merr mbrapsht atë që jep, apo edhe më keq, nëse tradhëtohet.

Ajo është aq e fortë, saqë vendos zemrën në duart e mashkullit të saj kur bie në dashuri dhe është po aq e fortë për ta rimarrë atë dhe për t’u larguar.

Ju nuk duhet të bëni gabim duke qenë i pakujdesshëm në lidhje me emocionet e saj, të dobët për të mos kuptuar kur ka nevojë për ndihmë, të largët kur nevojitet afërsi.

Në ato momente asgjë nuk do të dijë ta rikthejë në shtëpi, asgjë nuk do të dijë të rifitojë besimin e saj, asgjë nuk do jetë në gjendje që të zhdukë dhimbjen dhe zhgënjimin e saj. Emocionet që e përshkojnë nuk janë detaje që ikin e vijnë, zemra e saj nuk është në gjendje të durojë një tradhëti, dinjiteti i saj do të ulërasë fort zhgënjimin dhe zemërimin e saj.

Një grua e tillë nuk mund të mendojë të jetë një copë e zëvendësueshme sipas dëshirës.

Kur një grua e tillë fillon një marrëdhënie në të cilën ajo beson, ajo nuk mendon se gjithçka është e lehtë.

Ajo nuk dëshiron ngushëllim, ajo nuk jeton për t’u mbuluar me dhurata. Nuk pret përsosmëri, kjo nuk është ajo që e motivon atë për të ecur përpara.

Kur të kuptojë se partneri i saj nuk ka patur të njëjtat emocione, edhe pse zgjedhja do jetë e vështirë dhe e dhimbshme, ajo do të largohet.

Nuk e ka bërë në momente të vështira dhe nuk do ta bëjë. Do të dijë të mbledhë copëzat emocioneve të saj dhe do të largohet.

Do të zgjedhë të rrijë vetëm, të mos pranojë kompromise me pjesën më të vërtetë të vetvetes, dhe nuk do të luftojë më, kur të kuptojë se personi tjetër nuk e meriton.

/ një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *