Home»Horizonti.al»Kristian Bala, shkrimtari që hoqi qafe të dashurin e gruas dhe e shkroi në libër  

Kristian Bala, shkrimtari që hoqi qafe të dashurin e gruas dhe e shkroi në libër  

Në dhjetorin e vitit 2000, në brigjet e një lumi në Poloni gjendet trupi i pajetë i një burri. Ai kishte pësuar goditje të shumta me ndonjë objekt të fortë, dhe një numër plagësh me thikë. Ekzaminimet mjeko-ligjore, treguan se viktima kishte qënë gjysmë i uritur kur kishte ndërruar jetë.

Për gati 1 vit, kjo ngjarje mbeti një mister, deri kur u zbulua se Kristian Bala kishte pasur telefonin e viktimës, dhe e kishte shitur atë nëpërmjet internetit vetëm 3 ditë pasi burri ishte zhdukur, dhe disa javë përpara se të gjendej trupi i tij i pjetë. Kjo e vuri Balan në vëmendjen e policisë si një “person me interes” për çështjen.

Kur Bala botoi një roman “Amok” pak muaj më vonë, interesi i policisë u nxit më tej. Romani u shit shumë pak, ndoshta për shkak të dhunës ekstreme seksuale, dhe madje edhe të kafshimeve. Megjithatë, një pjesë ishte me interes të veçantë. Bala kishte përshkruar me hollësi të madhe vrasjen e një gruaje.

Episodi kishte një ngjashmëri të çuditshme me kufomën e biznesmenit, që ishte gjendur i vrarë në breg. Edhe metoda e veçantë e lidhjes me litar të viktimës ishte e njëjtë. Hetimet e mëtejshme, zbuluan se Bala kishte një interes të madh mbi ecurinë e hetimeve të policisë, madje kontrollonte rregullisht faqet e internetit mbi lajmet e kronikës së zezë.

Policia kontrolloi shtëpinë e Bala, dhe gjeti një numër sendesh që i përkisnin viktimës. Ajo zbuloi se biznesmeni kishte qenë me ish-gruan e Balas para zhdukjes së tij. Kristian Bala u dënua 25 vjet burg për vrasje.  / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *