Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 2 janar 2018

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 2 janar 2018

DASHI

Ka shumë iniciativa në lojë dhe nuk mund të mos jeni optimistë. Mars dhe Jupiter janë të favorshëm për ju, Venusi do të jetë së shpejti. Çdo fushë e jetës suaj përfiton: keni dëshirë për ndjenja dhe si pasojë për dashuri të reja, dëshirë për t’u përfshirë dhe për të marrë rezultate pozitive. Për ata që kanë qenë fizikisht ose psikologjikisht të sëmurë, do të ketë një shërim të madh dhe të shpejtë.

DEMI

Pamja e yjeve është pozitive, para së gjithash sepse ju u vini gjoksin situatave. Kushdo që ka përjetuar një krizë dashurie kohët e fundit, është duke menduar për këtë, apo tashmë ka një tjetër pasion. Në vendin e punës, dikush ka bërë një ndryshim radikal me një hap të madh. Dy ditët më të mira të javës, do të jenë ato të fundjavës, të cilat mbyllin një javë planifikimesh.

BINJAKET

Ju pëlqen të përballeni me problemet atëherë kur shfaqen, nuk jeni si të lindurit në shenjat e tjera që I kap ankthi më herët. Për fat të keq ndonjëherë keni zakonin që shtyni veprimin, që u përket zgjedhjeve apo diskutimeve që duhen bërë, gjë e cila shpesh herë shkakton moskuptime. Mes të mërkurës dhe të premtes është i mundur një akumulim tensionesh. Eshtë dita e duhur për të folur.

GAFORRJA

Në janar ka një farë ftohtësie në marrëdhëniet sentimentale, është e domosdoshme të ndryshoni sjelljen për marrëdhëniet e lindura në javët e fundit. Yjet janë të favorshëm deri të premten, që do të thotë se është më mirë të flisni. Në fakt kush jeton dy histori, nga një anë është shtyrë drejt një personi vetëm sepse ka ndjesinë e ruajtjes së një lidhjeje, por nga ana tjetër zemra ju shtyn drejt një emocioni të madh që ndieni për një tjetër person. Eshtë koha të zgjidhni.

LUANI

Kuadri yjor është i favorshëm, por për të arritur objektivat duhet të veprohet dhe të mos mbështetemi vetëm tek fati. Ka mundësi të reja për t’u shfrytëzuar, por ju duhet të jeni të guximshëm dhe të pandrojtur për t’i kapur ato. Kjo është mënyra e vetme për të filluar përsëri, të ndryshoni rrugën tuaj si në punë ashtu edhe në dashuri nëse gjërat nuk ju kënaqin. Prej ditës së hënë, edhe Venusi do t’ju ndihmojë.

VIRGJERESHA

Do të jetë një ditë e karakterizuar nga pyetjet që i bëni vetes, në dyshimet rreth marrëdhënieve dhe njerëzve rreth jush, a janë më të mirat që mund të keni? Kujdes në marrëdhëniet me Binjakët, Shigjetarin dhe Peshqit, duhet kujdes i madh, si dhe në një nivel fizik.

PESHORJA

Eshtë një periudhë jo e kollajtë për ata që punojnë prej vitesh në të njëjtin vend por kanë patur të bëjnë me njerëz të ndryshëm. Nuk u shkojnë më mirë të rinjve që e kërkojnë. Jeni ende pak të lodhur, edhe pse në këto ditë do të rigjeni pak forca. Në dashuri mos u çbilanconi, nuk është momenti të impenjoheni shumë me fjalë të mëdha.

AKREPI

2019 është viti I vendimeve dhe zgjedhjeve, nga brenda apo jashtë. Megjithatë ka mundësi të rekuperojnë edhe ata që mbyllin diçka. Hëna ju jep forcë në fundjavë dhe ju fton të dashuroni: asnjë dyshim për ata që përjetojnë tashmë një marrëdhënie dashurie, ndërkohë që ata që e kërkojnë mund të kenë gjetur një miqësi të vërtetë. Një rimëkëmbje e mirë për ata që nuk janë ndjerë mirë.

SHIGJETARI

Hëna në shenjë ju jep forcë dhe nga e hëna e ardhshme vjen edhe Venusi i favorshëm. Ju do të merrni shumë propozime dhe shumë emocione keni në horizont. Megjithatë, të gjitha këto mund t’ju fusin në kaos dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme të shqyrtoni dhe të bëni zgjedhje që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Pra, tani ju duhet të bëni diçka më shumë.

BRICJAPI

Saturni në shenjën tuaj nënkupton përgjegjësinë, jeni shumë të motivuar dhe nëse keni një aktivitet të punës ju do të keni më shumë mundësi për të dalë në pah, nëse jeni të varur, ju do të keni më shumë detyra. Me pak fjalë, në këtë moment jeni në qendër të çdo gjëje, por ndoshta gjëja që nuk ju kënaq, është se nuk paguheni për atë që vleni dhe bëni. Shmangni polemikat, veçanërisht në familje.

UJORI

Po nis një periudhë e favorshme falë ndikimit pozitiv të Marsit, Jupiterit dhe Hënësç keni një energji të madhe. Janë ditë interesante për ata që duan të rifitojnë zemrën e një personi. Nga e hëna 7 janar do të riktheheni të jeni protagonistë me shumë vendosmëri e grintë, nëse vini nga një ndarje apo debat, apo nga një moment sikleti.

PESHQIT

Jeni një person instiktiv që jeton me ndjesi të forta dhe vepron prej impulsit, por këto ditë të mesit të javës kërkojnë maturi. Mos lejoni të nxirrni nga goja fjalë të rënda, përpiquni të kontrolloni emocionet sado e vështirë të jetë kjo. Për shkak të lodhjes mund të hyni në një rrugë përplasjeje me dikë dhe ky është gabim. Menaxhoni energjinë që e keni në rënie.

  • Një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *