Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E MARTE, 29 JANAR 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E MARTE, 29 JANAR 2019

DASHI

Mund të ketë një pikë kthese për kërkesat që nuk janë pranuar në muajt e fundit. Shumë do të jenë në gjendje të pyesin nëse po i bëjnë gjërat me saktësi dhe përgjigjet do të jenë të ndryshme. Fundi i muajit do të japë kënaqësi të madhe. Këshilla është që të mos humbni mundësitë që ju jep jeta. Ky është një vit që ju fton të merreni me disa situata që mund të lindin spontanisht.

DEMI

E marta do të lindë me disa paqartësi. Ekziston një situatë e karakterizuar nga lodhja e madhe dhe duhet të menaxhohet sa më mirë. Në shkurt ju mund të keni një jetë më të plotë dashurie. Mos kini frikë nëse duhet të prisni fijet me të kaluarën.

BINJAKET

Mes të martës dhe të enjtes këshillat janë që të bëni vetëm gjëra të dobishme. Dita është aktive, por ka një lodhje të madhe që mund të ketë shkaktuar probleme fizike, mungesë ekuilibri ose marramendje. Që nga mesi i janarit dikush nuk është mirë dhe mund të vuajë nga disa probleme në marrëdhëniet me të tjerët.

GAFORRJA

Në këtë fazë jeni duke jetuar një marrëdhënie të veçantë me të tjerët, është një periudhë vëzhgimi dhe jo veprimi. Mes të Premtes dhe të Dielës do ju nevojitet më shumë qartësi në dashuri. Histori dashurie që kanë lindur keq mund të pësojnë disa tronditje në shkurt.

LUANI

Moment i veçantë veçanërisht për ata që kanë bërë një lloj pune të caktuar për një kohë të gjatë. Rastësisht mund të njihni një person që ofron diçka të re dhe kjo do të zgjojë tek ju dëshirën tuaj të madhe për aventura. Përvishni mëngët, këto ditë janë shumë interesante, sidomos e mërkura dhe e enjtja.

VIRGJERESHA

Yjet paksa zhgënjyes në lidhje me energjinë. Në këto ditë, ju jeni keni mbi vete një farë lodhjeje. Ju doni të lini pas një muaji janar që nuk ka qenë i favorshëm për ndjenjat. Rimëkëmbje që nga e premtja. E diela po vjen me Venusin në një aspekt pozitiv që do të ndihmojë për t’i kthyer gjërat në drejtimin e duhur në dashuri.

PESHORJA

Në këtë ditë të martë ju ndiheni të fortë dhe yjet janë në anën tuaj. Së bashku me shenjat e Shigjetarit dhe Ujorit mund të kombinoni diçka të bukur. Kohët e fundit keni menduar ndoshta pak më tepër në punë, duke lënë pas dore dashurinë. Kini kujdes nëse kohët e fundit keni filluar një marrëdhënie.

AKREPI

Në këtë ditë të martë do të hasni një shqetësim të caktuar. Ju ndodh që të kaloni ditët tuaja duke parë gjithçka negativisht, duke parë gjithmonë gotën gjysmë bosh. Mos tërhiqni të tjerët në këtë qëndrim, i cili ndoshta lidhet vetëm me një çast shqetësimi, lidhur me tensionet e muajve të fundit. Mbani nën kontroll formën fizike.

SHIGJETARI

Në këtë fazë të jetës suaj ju doni të programoni lirisht të ardhmen tuaj, pa shumë skema. Nga ana tjetër, janë të trishtuar ata që kanë marrë shumë përgjegjësi dhe janë të detyruar të bëjë gjëra që nuk u pëlqen të bëjnë. Horoskop shumë i mirë deri të enjten. 2019 do të sjellë mundësinë për t’u ndarë me të kaluarën, që do të jetë arma juaj shtesë.

BRICJAPI

Yjet janë të rëndësishëm dhe ju lejojnë të shkoni larg. Të dielën e ardhshme, Venusi do të hyjë në shenjën tuaj. Prandaj dashuria do të jetë më me pasion. Ditët e premte, e shtunë dhe e dielë, do të jenë shumë intensive sa u përket ndjenjave.

UJORI

Për shumë prej jush, e hëna ka qenë një ditë e rëndë dhe do të fillojë po kështu, edhe mëngjesi i së martës. Duhet thënë megjithatë se ka disa lajme. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë një qiell të shkëlqyer për takimet, marrëdhëniet dhe emocionet. Ju jeni të diskutuar, mes Uranit dhe Saturnit: i pari ju fton të bëni qejf, i dyti moralizon.

PESHQIT

Fazë komplekse, në një linjë me këtë muaj të janarit. Tensione të forta mund të lindin edhe në tre ditët e ardhshme. Në dashuri, ata që dyshojnë midis dy historive duhet të bëjnë një zgjedhje. Janari nuk ishte një muaj i lehtë për vendime, por ato që morët, në fund nuk ju zhgënjyen.

/ një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *