Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E HËNË, 14 JANAR 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E HËNË, 14 JANAR 2019

DASHI

Një ditë e mbushur me stimuj që vijnë nga jashtë, ndoshta shumë, por gjithashtu kontroverse, gjë që shtyn t’ju këshillojmë që të ndaleni, të reflektoni dhe të vini rregull. Këto janë ditë të veçanta për dashurinë, sidomos të enjten dhe të premten. Shumë prej jush janë të detyruar të rishikojnë jetën tuaj në një dritë pozitive, falë pamjes së shkëlqyer të Marsit, Jupiterit dhe Venusit.

DEMI

Ditë interesante dhe të favorshme, ashtu si do të jetë zhvillimi i kësaj shenje në vitin 2019. Gjithçka që ndodh nga fundi i janarit dhe gjatë gjithë muajit të shkurtit do të jetë shumë e rëndësishme dhe kjo vlen edhe për sferën sentimentale. Do të jetë një vit i rritjes, rilindjes dhe mundësive të mira dhe madje edhe më i qetë se një vit më parë, sa i përket anës ekonomike. Kjo do të thotë që në rast mosmarrëveshjesh apo problemesh ligjore, do të jetë më e lehtë për të rikuperuar.

BINJAKET

Janari nuk ka qenë një muaj i lehtë deri tani, dhe është koha për bilance. Nëse keni patur një moment të vështirë, mund të zgjidhet në shkurt, mbi të gjitha në dashuri. Por nuk mund të përjashtohen kontraste personale, si dhe një farë nervozizmi. Megjithatë java e re nis nën një kuadër yjor më të mirë, sidomos të enjten dhe të premten kur Hëna në shenjën tuaj do të jetë garanci zgjidhjesh. Në përgjithësi situata është ende pak kaotike, por mund të gjenden tregues të mirë për të ardhmen, me një linjë të re që duhet ndjekur.

GAFORRJA

Javë interesante, që ju sheh të vendosur për të reflektuar mbi atë që duhet të bëni në punë. Mbetet ndonjë pakënaqësi, Saturni kundër shkakton siklete. Nëse ndokush reagon ashtu si nuk duhet apo nëse mendon që ia kanë hedhur, mund ta humbasë qetësinë, gjë që ju shpie në një grindje në punë. Deri në prill duhet të zgjidhni probleme që lidhen me aktivitetin. Kjo javë nis në një mënyrë pak konfliktuale në marrëdhëniet e dashurisë, që duhet të përmirësohen.

LUANI

Era vazhdon të fryjë në favorin tuaj dhe ju bën të jeni ndër shenjat kryesore që dalin në pah. Ata që kanë biznesin e tyre, të cilët mund të krijojnë situata të reja ose ndoshta e kuptojnë se ka një mundësi për të rrokur në ajër, do janë më me fat. Të martën dhe të mërkurën do të keni një dëshirë të madhe për të vepruar, pavarësisht Hënës disonante. Mund të vijnë thirrje jashtë mjedisit të zakonshëm. Ju do të keni mundësi të bëni një punë të ndryshme nga zakonisht. Kuadri yjor shumë i favorshëm për ata që duan të bien në dashuri seriozisht.

VIRGJERESHA

Pas një faze të lodhshme, vjen pak përmirësim. Megjithatë, duhet të thuhet se nga pikëpamja energjike këto ditë janë pak delikate. Rekomandohet kujdes për të hënën dhe të martën. Kohët e fundit, ka munguar forca dhe ndokush ka rekuperuar, duke u përballur me një problem shëndetësor. Për çështjet personale dhe të biznesit, ju ende duhet të bëni shumë kujdes.

PESHORJA

Qiell i favorshëm për ju që po përpiqeni të shmangni konfliktet me mjedisin përreth jush. Si zakonisht jemi në një fazë tranzicioni, sepse sa kohë që Urani do jetë disonant, do të krijojë probleme me personat që keni përreth. Nuk arrini të jeni të qetë. Mes majit dhe qershorit, ndokush mund të përmbyllë apo ndryshojë një bashkëpunim të rëndësishëm. Do keni mundësi të reflektoni mbi jetën tuaj në një optikë të ndryshme. Duhet durim, por do vijnë kohë më të mira. Duhet të shmangni përplasjet.

AKREPI

Javë shumë interesante edhe pse Hëna është në opozitë të martën dhe të mërkurën, dhe mund të krijojë ndonjë problem apo vonesë. Megjithatë në përgjithësi janë 7 ditë që do ju ndihmojnë të rimëkëmbni një marrëdhënie dhe të jeni më mirë me të gjithë. E rëndësishme është të rigjeni qetësinë, duke qenë se në 6 muajt e fundit ka patur pengesa që duhet të kapërcehen, edhe nga pikëpamja ekonomike. Nga shkurti Venusi do të rikthehet në favorin tuaj, gjë që tregon se ndokush po kërkon dashurinë e humbur, lajmi i madh është se ekziston mundësia për ta rigjetur.

SHIGJETARI

Këto janë ditë shumë stimuluese dhe energjike për të ardhmen. E vetmja pengesë, një shqetësim fizik për të kapërcyer, por që sot pasdite Hëna në shenjën tuaj ju garanton një rikuperim. E juaja është shenja e ndërmarrjeve të mëdha dhe aventurave që më në fund, mund të realizohen në vitin 2019. Është e nevojshme të kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja personale, por është shumë e vështirë të mos ketë diçka më shumë në lidhje me dashurinë.

BRICJAPI

Hëna disonante lë të mendohet për një diskutim në mëngjes. Megjithatë, dita do të vazhdojë me forcë dhe kënaqësi më të madhe. Me Venusin që hyn në shenjën tuaj në shkurt, gjërat do të përmirësohen. Saturni është megjithatë tashmë i pranishëm në qiellin tuaj, një planet që përkundër disa momenteve të emocioneve apo ndarjeve të përjetuara vitin e kaluar, po përpiqet të fillojë një rrugë të re karriere, profesionale. Doza të mira të energjisë deri të mërkurën.

UJORI

Nis një javë e veçantë sepse keni shumë dëshira që të sqaroni disa gjëra pezull. Në punë mendoni që nuk jeni tërhequr në mënyrën e duhur dhe do përpiqeni të ndryshoni. E hëna dhe e marta janë interesante, nga e mërkura do të keni pakëz acarim. Gjë që do të thotë se ka patur problematika, të cilat duhet që t’i përballoni menjëherë. Dashuria mund të rikthehet protagoniste në mars.

PESHQIT

Yjet ju ftojnë të jeni të qetë. Janari nuk është muaj i thjeshtë por dikush në dashuri është i lodhur, të tjerë të pavendosur. Fillimi i javës tregon pikërisht këtë brishtësi që shenja juaj ka prirjen ta fshehë. Gratë janë më autokritike se sa burrat dhe ndoshta e kuptojnë ndryshimin më mirë. Keni dëshirë të jeni të qetë, pas një periudhe me shumë ndërlikime.

/ një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *