Home»Zodiak Ditor»HOROSKOPI I PAOLO FOX, e diel 13 JANAR 2019

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e diel 13 JANAR 2019

DASHI

Është një ditë në të cilën rifitoni shumë qetësi. Fundjava ju shtyn që të keni dëshirë për të bërë, organizuar, dhe mbi të gjitha sjell një energji të madhe, gjë që do të mbetet konstante edhe në javët e ardhshme. Mos hiqni dorë nga një marrëdhënie apo një ndjenjë. Këto ditë mund t’ju japin shumë. Me Marsin, Jupiterin dhe Venusin e favorshëm, edhe dashuria mund të kthehet protagoniste. Problemi i vetëm që mund të ekzistojë, është në qoftë se ju keni dy histori dhe gjendeni në një udhëkryq të tillë, ku ju duhet të shkoni në një rrugë apo tjetrën.

DEMI

Karakteri juaj është tepër konservator edhe ndaj emocioneve dhe ideve tuaja, por prej disa kohësh, diçka ka ndryshuar, aq shumë sa që dikush ka vendosur të revolucionarizojnë jetën e vet. Më kurajozët, ndoshta ata që kanë një shenjë zjarri në ngjitje, mund të konsiderojnë ndryshimin e qytetit, grupit, rolit, ose më pak dramatikisht, të mendojnë të jetojnë ndjesi të ndryshme. Nëse ka pasur një ndarje kjo është një kohë shërimi, e diela fillon të japë një pamje të mirë për të ardhmen.

BINJAKET
Në këtë ditë, shumë pyesin nëse po bëjnë gjënë e duhur, duke ndjekur rrugën më të mirë. Problemi është se gjatë rrugës keni ndeshur në ndonjë pengesë, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Kështu që mbeten disa paqartësi që kanë të bëjnë jo vetëm me jetën tuaj, por edhe marrëdhëniet me të tjerët. Janari është një bankë prove për të gjithë marrëdhëniet që kanë pasur probleme në të shkuarën, dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni të zgjidhni ndonjë problem. Akti i tradhëtisë nuk është zgjidhja ideale për një problem në çift.

GAFORRJA

Kujdes polemikat dhe divergjencat. Në këto momente mund të ushqeni dyshime jo aq sepse nuk dini të reagoni, por sepse nuk dini se çfarë dëshiron të bëjë një person i tretë që mund të jetë një shef, apo gjithësesi dikush që ju ka futur në siklet. Në krahasim me vitin e kaluar, keni më shumë mbrojtje, por kjo do të thotë edhe që keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar gjithçka. Ndoshta edhe të mbyllni gjëra që nuk kanë më vlerë për ju.

LUANI

Ju doni shumë të admiroheni, sepse keni nevojë për audiencën tuaj. Në këtë periudhë, kuadri yjor sjell sukses të veçantë me të tjerët. Shumë do të gjejnë energji, të tjerë një favor të madh nga ata që janë pak më shumë se të njohur. Është koha e duhur për të mbyllur marrëdhëniet që nuk funksionojnë, për të filluar ato të reja. Por kush ka një histori të mirë, është shumë i motivuar. Fazë kreative dhe pjellore për ata që munden dhe dëshirojnë të kenë fëmijë.

VIRGJERESHA

Yjet janë më të mira se ditët e fundit. Është një e dielë e ndritshme. Megjithatë, pyesni veten se sa shumë jeni të lumtur me marrëdhënien që po përjetoni. Dhe nëse ekziston një marrëdhënie e rëndësishme para-ekzistuese që nuk është prekur nga situata të jashtme, sidoqoftë debatohet. Çdo ditë duhet të përballeni me probleme që nuk lënë hapësirë për diskutime pozitive dhe konkrete. Dashuria ka nevojë për një rishikim. Nëse keni interes për një marrëdhënie, do të ishte më mirë ta bëni atë deri në shkurt.

PESHORJA

Ditë me polemika në marrëdhëniet me të tjerët dhe familjarët, vlen aforizmi që një fjalë është pak dhe dy janë shumë. Tensionet që lindin këtë të diel janë të vështirë të menaxhohen, edhe Marsi kundër kërkon qartësi. Diçka duhet ta rishikoni nga pikëpamja emocionale dhe mendore. Kjo ditë sjell probleme të vogla edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Edhe situata në punë mund të jetë kritike dhe nevojitet shërim.

AKREPI

Ditë me rehati të madhe, mbi të gjitha nëse nuk punoni, kështu mund të rrini në familje apo me partnerin. Në sferën e ndjenjave, situatën më të rëndësishme do e keni nga shkurti. Ky duket se është momenti ideal për të kuptuar kush është në anën tuaj dhe kush jo. Me Venusin në aspekt neutral mund të lindin emocione edhe në qytete të tjera. Dikush mund të dojë të shkojë larg për të përjetuar eksperienca të reja. Kush jeton një histori prej një kohe të gjatë, ka nevojë për një shpërqëndrim, jo domosdoshmërisht një tjetër person në krahun e vet, ndoshta edhe një ide e re. Një zgjidhje e mirë do të ishte të udhëtonit ose të bënit diçka dëfryese me personin që dashuroni.

SHIGJETARI

Ndonjëherë fati dërgon sinjale, qoftë edhe përmes një shikimi. Tani, ka ardhur momenti kur edhe ju mund të dërgoni sinjale ose emocione të veçanta te të tjerët. Nëse kjo nuk ka ndodhur, mund të ndodhë tani. Është e mundur që të keni një pasion të madh në zemrën tuaj, që të zbuloni një ndjenjë të madhe dashurie dhe pozitive ndaj një personi që ju intereson veçanërisht, gjë që rekomandohet shumë. Kjo ditë fton për një reflektim të thellë mbi atë se cilat janë aftësitë dhe dëshirat tuaja, duke pasur parasysh të ardhmen. Lajme të reja priten së shpejti.

BRICJAPI

Kkuadri yjor është paksa konfliktual ndaj jush, ose ju ndoshta jeni të acaruar me dikë. Paqartësi të ndryshme karakterizojnë këto ditë, në punë dhe në familje. Nëse besoni që një person nuk është në anën tuaj, përpiquni të shmangni konfliktet e mëtejshme dhe të flisni qartë. Zakonisht jeni shumë të prirur të thoni gjërat ashtu siç janë, në këtë periudhë keni nevojë ta bëni këtë, duke u përballur me guxim njerëzit që duhet.

UJORI

Duhet të kuptoni situatën pa humbur në detaje siç ju ndodh zakonisht, apo pa u shpërqëndruar për shkak se doni të bëni shumë gjëra. Organizoni një takim, një bazë të qëndrueshme mbi të cilën të organizoni të ardhmen. Hëna prek sektorin e udhëtimeve. Eshtë një fazë kur është e rëndësishme të vlerësoni ndjenjat. Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj dhe sjellin marrëdhënie dhe emocione me peshë. Thënë kjo, duhet që të zgjidhni një problem apo t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë. Në këtë stinë pasioni, kush nuk ka një histori duhet ta kërkojë.

PESHQIT

Në këtë ditë, dikush do të bëjë pyetje në lidhje me marrëdhënien që po jeton, a është e duhura? Nëse keni dy marrëdhënie, bërja e një zgjedhjeje është detyrim, por duhet ta shtyni për në shkurt. Nëse dikush ka tradhëtuar, duhet të kuptojë dhe të japë arsyet. Nëse ka pasur probleme, besimi është zbehur, mbi të gjitha në historitë e vjetra. Ndonjëherë emocionet duhen mbajtur, mos nxjerrja e tyre krijon një problem, sidomos nëse mendohet që marrëdhënia me partnerin nuk është e duhura apo që mbeten shumë dyshime. Mos prisni, flisni dhe shmangni vuajtjet. Kjo e diel sjell ndonjë dyshim, por edhe ndonjë zgjidhje. Nëse ka diçka që nuk funksionon, flisni qartë para se mali të bëhet i pakalueshëm.

/ një mendje e bukur

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *