Home»Zodiak»Fati, dashuria, puna, pasuria: Horoskopi vjetor 2019

Fati, dashuria, puna, pasuria: Horoskopi vjetor 2019

Dashi

Gjatë këtij viti do jeni dinamikë dhe kurajozë. Për sa i përket dashurisë duhet thënë se takimet do jenë mjaft interesante. Që nga prilli deri ne dhjetor mundësitë për të krijuar lidhje serioze do jenë të mëdha. Për ju që jeni në një lidhje ky do jetë viti i vendimeve të mëdha. Do e shihni me sy tjetër çdo gjë dhe aventurat e tjera nuk do iu tërheqin aspak. Në lidhje me paratë duhet thënë se yjet do iu japin mundësinë ta stabilizoni situatën dhe të merrni në dorë të ardhmen e buxhetit. Gjithsesi në çdo moment duhet të jeni vigjilentë me shpenzimet. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, por gjithsesi do ketë edhe periudha të lodhshme dhe stresuese. Mos i harxhoni kot së koti energjitë sepse do iu duhen. Puna do ketë ndryshime të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme. Më në fund do zgjidhni orientimin e duhur që të arrini suksesin. Gjysma e dyte e vitit do jetë perfekte dhe e mrekullueshme.

Demi

Gjate këtij viti ju do jetoni qetësisht, do jeni të ndershëm dhe mjaft kreativë. Për sa i përket dashurisë do ketë ndryshime të mëdha që në javët e para kështu që përgatituni. Ju beqarët do afroheni gjithnjë e më shumë me shpirtin binjak. Ka mundësi që ta çoni më tej një miqësi të vjetër. Investoni për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do shpërbleheni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një vit të bukur dhe përgjithësisht të kënaqshëm. Për shkak të një suksesi apo një progresi që do bëni do merrni goxha para dhe do e stabilizoni paksa buxhetin. Shëndeti do jetë më mirë sesa e kishit menduar. Do jeni plot gjallëri dhe do keni një rezistencë të mirë fizike. Në prill mund të keni ndonjë shqetësim të vogël, por që do e kaloni shpejt. Sipas Dritare.net, në punë do jeni edhe më ambiciozë, më kureshtarë, më të vendosur dhe më luftarakë. Do përballeni edhe me disa pengesa, por në fund do e arrini atë që doni.

Binjakët

Gjatë këtij viti ju do jeni përgjithësisht të qeshur dhe mjaft të afrueshëm. Ne lidhje me dashurinë duhet thënë se gjysmën e parë të vitit do mundoheni ta përforconi lidhjen që keni krijuar për t’u ndier edhe më mirë. Pasi të kalojë qershori nuk do jeni më kaq dinamikë dhe mund të ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Ju beqarët do takoni persona interesantë që në fillim te vitit. Ka shumë gjasa që disa të përfundojnë në martesë brenda pak muajsh. Për financat do jetë periudhë e mirë për ta përmirësuar situatën. Në gjashtë mujorin e dyte përgatituni edhe për të ardhura të majme. Shëndeti do jetë më i mirë se vitin që kaloi. Edhe nëse vuani nga sëmundje kronike do ndiheni më të qetë dhe më në formë. Mos harroni gjithmonë të bëni pak aktivitet fizik. Në punë do jeni më entuziastë dhe të vendosur se më parë. Me gjasa do e arrini aë qe keni menduar, por përgjegjësitë do iu shtohen.

Gaforrja

Këtë vit, ju do jeni më tërheqës dhe më të ndjeshëm. Për sa i përket dashurisë, ju që keni një lidhje do e konsolidoni atë, por nga ana tjetër do tregoheni më striktë në lidhje me tradhtitë apo gënjeshtrat. Pas verës mund të mendoni për martesën ose për fëmijë. Ju beqarët do keni që muajt e parë takime vendimtare. Shikoni me kujdes kudo që do shkoni. Financat do jenë të paqëndrueshme duke qenë se do shpenzoni jashtëzakonisht shumë. Mundohuni të vini fre sa me pare sepse nuk do dini nga t’ia mbani më vonë. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe probleme. Kujdesuni më tepër për veten sidomos gjysmën e parë të vitit atëherë kur edhe imuniteti është më i dobët. Në punë do keni më shumë fat dhe do jeni të vendosur për të arritur atje ku keni menduar. Yjet do jenë në anën tuaj dhe do iu mbështesin. Nëse jeni në kërkim të një punë do e gjeni atë në vjeshtë.

Luani

Do jeni pasionantë dhe plot gjallëri gjatë këtij viti. Ju të dashuruarit do jeni edhe më romantikë dhe i shtoni dozat e imagjinatës për të përjetuar më shumë emocione. Çdo gjë do jetë në favorin tuaj kështu që shfrytëzojeni çdo ditë dhe çdo minutë. Ju beqarët do kryeni takime pa fund dhe do keni më tepër mundësi të krijoni lidhjen e ëndërruar. Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit do tregoheni më të kursyer me shpenzimet dhe kjo do bëjë të mundur që ta përmirësoni ndjeshëm buxhetin. Nëse keni borxhe shlyejini ato sa më parë që të mundeni. Për shëndet më të mirë duhet të kujdesuni pak më tepër për higjienën. Në këtë mënyrë do shmangni një pjesë të problemeve. Shmangni sa të mundni edhe pijet energjike, kafen e tepruar apo edhe pijet me gaz sepse nuk do iu bëjnë mirë. Në punë duhet të reflektoni mirë para se të merrni vendime për të ardhmen. Gjithsesi pritet që muaji të jetë i suksesshëm dhe do iu hapë horizonte të reja. Nëse filloni një biznes tuajin do fitoni më shume sesa kishit menduar.

Virgjëresha

Doni të dini se çfarë do ndodhë me jetën tuaj gjatë këtij viti? Ja çfarë parashikojnë yjet. Për sa i përket jetës sentimentale, ju të dashuruarit do keni një vit të ndarë në dy pjesë. Gjashtë muajt e parë mund të ketë edhe debate apo zënka, ndërsa pjesën e dytë çdo gjë do shkojë më së miri. Këshillohet të tregoheni sa më të sinqertë dhe mos i mbani asnjë të fshehtë partnerit. Ju beqarët do keni takime të mërzitshme dhe aspak emocionuese në muajt e parë. Mos kërkoni me forcë të krijoni një lidhje e cila nuk do iu sjellë aspak kënaqësi dhe për më tepër mund t’ua ndërlikojë jetën. Financat nuk do jenë më të mira se një vit më parë, por gjithsesi do bëni çmos të ruani ekuilibrin. Me pak maturi dhe vendosmëri mund t’ia dilni. Shëndeti do përballet herë pas here me disa probleme. Mirë është të mos iu besoni shumë kurave popullore, por të shkoni dhe të konsultoheni me mjekun. Doni te dini si do shkojë puna? Periudha qershor-korrik do jetë më e suksesshmja. Do ua njohin të gjitha meritat që keni.

Peshorja

2019-ta do jetë vit më i favorshëm për ju që jeni në kërkim të shpirtit binjak. Takimet do jenë të njëpasnjëshme dhe do ua mbushin shpirtin me gëzim. Shfrytëzojini të gjitha dhe me pas zgjidhni personin e duhur. Jeta për ju çiftet do jetë e qetë, por gjithsesi e kënaqshme. Shprehini edhe pengjet e së kaluarës. Nëse keni për të marrë vendime me rëndësi, zgjidhni mesin e vitit. Financat nuk do jenë shumë të mira. Shtrëngojeni pak rripin sepse do bini në humnere nëse vazhdoni gjithë kohës të shpenzoni. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë kryesisht i mirë, por hera herës mund të keni edhe ndonjë shqetësim të vogël, si për shembull dhimbje koke apo edhe dhimbje muskujsh. Jeta profesionale do shkojë për mrekulli në gjysmën e parë të vitit. Do realizoni projekte të rëndësishme dhe do keni përfitime të mëdha. Nëse punoni në fushën e medias do arrini akoma më shumë sukses.

Akrepi

Gjatë këtij viti do jeni më të sinqertë si në dashuri ashtu edhe në miqësi. Do i kushtoni më tepër rëndësi familjes, të cilën e keni lënë pas dore muajt e fundit të vitit që shkoi. Nëse keni një lidhje do mendoni t’i çoni gjërat edhe më tej, duke krijuar zyrtarisht një familje ose duke menduar për pasardhës. Ju beqarët do keni një vit më pozitiv dhe pak nga pak do harroni ato që keni kaluar kohë më parë. Nuk do keni më frike as të njiheni me persona të rinj. Financat do kenë ulje dhe ngritje, por në përgjithësi nuk do keni katastrofa. Shëndeti do jetë më i mirë pas periudhës së dimrit. Tre muajt e parë të vitit rezistenca do jetë e dobët dhe do prekeni disa herë nga gripi. Mos i lini shqetësimet pas dore për asnjë arsye. Periudha e dytë e vitit do jete ajo më intensivja në planin profesional. Edhe pse do lodheni rezultatet do iu kënaqin dhe do iu çlodhin menjëherë.

Shigjetari

Në pjesën më të madhe të këtij viti do i jepni shumë rëndësi jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që komunikimi me partnerin të mos humbasë për asnjë moment. Muajt qershor dhe korrik do jenë më të bukurit dhe më të lumturit. Edhe nëse keni pasur ndonjë mosmarrëveshje do e stabilizoni situatën duke u treguar më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do keni mundësi për takime, por sërish nuk do ndieni rrahje të forta zemre. Bëhuni të duruar dhe një ditë personi i duhur do të vijë për ju. Kjo ka mundësi të ndodhë në muajt e fundit të vitit. Në sektorin e financave duhet të tregoheni shumë vigjilentë dhe të arsyeshëm. Kujdes me shpenzimet dhe mos merrni as kredi në bankë. Shëndeti herë pas here do ketë probleme. Për shkak të ngarkesës do lodheni dhe do stresoheni mjaft. Këtë vit duhet të shfrytëzoni të gjitha kompetencat që keni në punë për të arritur atje ku dëshironi. Konkurrenca do jetë e fortë kështu që mos humbni kohë.

Bricjapi

Për ju ky vit do jetë herë i mirë dhe herë jo shumë i këndshëm. Nëse jeni në një lidhje mund të ketë probleme serioze që në muajt e parë dhe mund të arrihet edhe në ndarje. Megjithatë mos u demoralizoni sepse shumë shpejt do gjeni dikë tjetër që do ua mbushe jetën me gëzim dhe lumturi. Në korrik do përballeni me surpriza të mëdha. Për ju beqarët do jetë viti i ndryshimeve të mëdha, jo vetëm në dashuri, por edhe në fusha të tjerë të jetës. Në planin financiar edhe pse do ketë ndonjë tronditje herë pas here, ju do keni të gjitha mundësitë për ta rregulluar situatën. Tregohuni menaxherë të mirë dhe dinakë. Për sa i përket shëndetit nuk do keni probleme të mëdha, por nga ana tjetër asnjëherë nuk do ndiheni në forme të shkëlqyer. Mbase edhe lodhja do bëjë të vetën. Nëse keni mundësi ushtroni pak yoga dhe merruni me sport. Në punë do ketë ndryshime. Ka gjasa të shpërngulni diku tjetër zyrën dhe të keni kolegë të rinj. Që nga shtatori do filloni një projekt të madh që do iu sjellë të ardhura.

Ujori

2019-ta do jetë një vit i mirë për ju që doni të vendosin në vije jetën tuaj.  Për ju të dashuruarit gjysma e parë e vitit do jetë perfekte. Do afroheni më shumë me partnerin dhe do konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja. Në gjysmën e dytë të vitit do merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do jeni më të gatshëm se kurrë për të kërkuar dashurinë dhe për të filluar një lidhje. Muajt e parë do jenë më të suksesshmit, por duhet të tregoheni sa më të hapur dhe të hiqni turpin. Me financat duhet të merreni pak më tepër. Menaxhojini ato me kujdes dhe nëse iu del ndonjë pengesë kërkoni ndihmën e specialisteve. Pas disa muajve situata do jetë më e qëndrueshme dhe do ketë përmirësime. Shëndeti në përgjithësi do jetë i ekuilibruar edhe pse here pas here mund të ketë shqetësime të vogla. Jeta profesionale do arrije kulim në muajin qershor. Karriera juaj do marrë një tjetër drejtim edhe më të suksesshëm.

Peshqit

Ky vit do jetë i mbushur me risi për. Do hyni në një etapë të re të jetës e cila do iu kënaqë edhe më tepër. Për sa i përket jetës sentimentale për ju çiftet ajo do jetë e mirë dhe pasioni do ndizet herë pas here. Mundet edhe ta zyrtarizoni lidhjen pas kaq shumë vitesh bashkë. Kjo gjë ka shumë gjasa të ndodhë gjatë verës. Ju beqarët do tregoheni më të gatshëm për të dalë nëpër takime dhe kjo do iu mundësojë njohjen me persona interesantë dhe të veçantë. Financat do jenë më të qëndrueshme. Do bëni disa investime të mëdha, të cilat do iu sjellin fitime shumë shpejt. Shëndeti do ketë edhe probleme këtë vit. Merreni gjithçka me optimizëm sepse ndonjëherë ana psikologjike e përkeqëson gjendjen. Shumë shpejt do riktheheni në forme. Në jetën profesionale do keni më tepër besim tek vetja dhe do jeni të vendosur të bëni çmos për të arritur majat. Do ia dilni mbanë edhe pse shpesh mund t’iu duhet të punoni në grup. /dritare.net

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *