Home»Motivuese»“Dhuroji” mungesën tënde, atyre që nuk e vlerësojnë praninë tënde. Këtë herë, seriozisht!

“Dhuroji” mungesën tënde, atyre që nuk e vlerësojnë praninë tënde. Këtë herë, seriozisht!

Në jetën ne nuk e gjejmë gjithmonë veten në kohën e duhur ose në vendin e duhur dhe në shumë raste kemi vetëm kohën e mjaftueshme për të marrë një mësim. Është cikli i natyrshëm i jetës, megjithëse shumë herë nuk e konsiderojmë vlerën e kalimit të njerëzve në rrugën tonë.

Është e vështirë të kuptojmë emocionet që përjetojmë, ndjenjat që gjenerohen në çdo përvojë.

Shumë më komplekse është të kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, por duhet të mësojmë të largohemi, të pranojmë kur prania jonë nuk është më e nevojshme, kur ajo nuk konsiderohet për vlerën që ka.

Të qëndrosh në situata të tilla do të thotë vuajtje, dhimbje, pasiguri, përsëritje të gabimeve.

“Dashuria për veten është fillimi i një historie të gjatë dashurie” – OSCAR ËILDE

Të mësojmë t’i japim mungesën tonë atyre që nuk e vlerësojnë praninë tonë, t’u tregojmë se e dimë kur është koha të shkojmë diku tjetër.

Të mësojmë të vrapojmë më shpejt larg prej plagëve që duan të na shkaktojnë.

Vetëm duke vlerësuar dhe respektuar veten mund të shpresojmë që të marrim të njëjtën gjë nga të tjerët.

Hyjmë në jetët e njerëzve, shpesh të bindur që mund të qëndrojmë përgjithmonë, por gjërat kanë tendencë të ndryshojnë drejtim papritur dhe interesi fillestar mund të marrë fund, të zhduket.

Nuk ka gabim më të keq se sa të dëshirosh të qëndrosh, edhe në një rast si ky.

“Prisni shumë nga vetja dhe hsumë pak nga të tjerët” – KONFUCI

Shpesh herë, frika e vetmisë na mban të lidhur pas raporteve të stuhishme, shkatërruese, që e dëmtojnë dinjitetin tonë dhe vlerën tonë.

Kush nuk e vlerëson praninë tonë, nuk e meriton dhe hsumë shpesh mungesa jonë shkakton ndjenja pendese që i shtyn të tjerët të na kërkojnë.

Ndodh që njerëzit ta kuptojnë mungesën tonë, vetëm atëherë kur na kanë humbur tashmë.

“Jeta është e thjeshtë, jemi ne që e ndërlikojmë”

Të fillojmë t’i japim vlerën e duhur jetës sonë, pranisë sonë, aftësive tona.

Të fillojmë të marrim ne të parët forcën dhe vullnetin tonë.

Të gjejmë kurajën për të mbyllur portat e atyre dhomave ku prania jonë nuk mirëpritet më.

Të gjejmë kurajë për të vazhduar udhëtimin tonë, drejt atyre që do të dijnë të na vlerësojnë si duhet.

/ MeB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *