Home»Motivuese»Dashuria nuk lypet, miqësia nuk pretendohet

Dashuria nuk lypet, miqësia nuk pretendohet

Duhet të jetë e qartë për të gjithë se dashuria nuk lypet, nuk miqësia nuk pretendohet, por shpesh nuk është kështu.

Ka gjëra që nuk kanë nevojë për shumë arsye, shumë kohë për t’u kuptuar dhe për rrjedhojë jetohen me natyrshmërinë dhe drejtësinë që meritojnë.

Ashtu si dashuria, miqësia është gjithashtu një nga këto. Edhe më shumë se në një marrëdhënie të çiftit, një marrëdhënie të vërtetë miqësie nuk duhet të jetë përpjekje për t’u kapur, për t’u dëshiruar, për t’u dhënë me pikatore.

Kur, në një marrëdhënie miqësore, vëmendja, thirrja telefonike, dërgimi i një mesazhi gjithmonë janë përgjegjësi e njërit prej dy personave, kjo do të thotë se diçka ka ngecur.

Që disha është prishur që në rrënjë.

Dashuria kurrë nuk duhet të lypet, fjalët ngushëlluese nuk duhet të mohohen ashtu si dhe prania, sidomos në momentet kritike, diçka që dallon një marrëdhënie autentike nga ajo e themeluar vetëm për interes.

Një studim thekson pikat e spikatura të një miqësie të vërtetë. E para është përcaktuar si e mira joracionale.

Një ndjenjë e aftë për t’i rezistuar kohës, distancës, madje grindjeve dhe mosmarrëveshjeve mes dy njerëzve.

Eshtë e pranishme dhe nuk arrin ta shpjegosh me shumë arsyetime. Thjesht është kështu.

Elementi tjetër kyç është lidhja. Një formë e ndjeshmërisë së veçantë që çon menjëherë, për të kuptuar gjendjen mendore të të tjerëve.

Si në momente të lumtura, ashtu edhe të trishtuara. Një aftësi për të ndarë në mënyrë spontane gjithçka.

Ndarja është elementi i tretë themelor. Ndjenja dhe kuptimi i emocioneve, gjendjeve mendore është e rëndësishme, të njjohësh dhe të duash të ndash ato, kjo e bën dallimin. Dhe e bën një marrëdhënie vërtet unike dhe të pazgjidhshme.

Nëse nuk ekziston kjo lloj sjelljeje, është e vështirë ta quash një marrëdhënie si miqësi të vërtetë.

Sepse, ashtu si për shumë situata që jetojmë, ekziston një gjykatës i pagabueshëm, rigoroz, por i drejtë, që quhet KOHË.

Koha nuk dhuron asgjë, përkundrazi, por është në gjendje që të masë forcën e vërtetë të një marrëdhënie miqësie.

Eshtë ajo hapësirë që nuk lejon shtirje apo mashtrime. Që nuk lejon që, një ndjenjë kaq e rëndësishme, të bëhet gjoja sikur ekziston.

O është konkrete, o nuk është.

“Miqësia është gjithmonë një zgjedhje. Nuk duhet të punosh mbi miqësinë. Nëse duhet të punosh, atëherë nuk është vërtetë miqësi. Eshtë thjesht dikush që takon herë pas here. Miqtë thjesht do të të pranojnë”.

(LARRY WINGET)

Frazë e shkëlqyer për të përmbledhur vlerën dhe kuptimin enjë miqësie të vërtetë.

/ MEB

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *