Home»Keshilla»Si të fillosh ta pëlqesh punën që bën, nëse deri tani të duket stresuese dhe e mërzitshme?

Si të fillosh ta pëlqesh punën që bën, nëse deri tani të duket stresuese dhe e mërzitshme?

Studimet tregojnë se rreth 85% e njerëzve në botë, e urrejnë punën që bëjnë. Duke menduar se një person gjatë gjithë jetës shpenzon mesatarisht 90.000 orë pune, kuptohet që kjo temë meriton të diskutohet. Vitet e fundit është vënë re se partnerët në një martesë që bëjnë orë ekstra në punë, janë dyfish më të rrezikuar të divorcohen përballë problemeve nga më të ndryshmet, edhe nga më të lehtat në dukje.

25% e njerëzve pranojnë se puna e tyre është stresuese, ndërsa  40% thonë se ndihen tepër të stresuar në punë. Këto shifra janë tepër befasuese dhe të trishta, nëse i mendon thellë. Nëse një njeri nuk pëlqen atë punë që bën përditë, duke menduar se në punë harxhohet më tepër kohë gjatë ditës, kuptohet që ditët e njerëzve janë të gjitha plot stres. Kjo është edhe arsyeja se pse sot nivelet e stresit, ankthit dhe depresionit janë kaq të larta.

Ekziston një mënyrë se si ta pëlqesh punën që bën dhe kjo është gjëja që të gjithë ne e harrojmë. Të jemi mirënjohës apo të kuptojmë vlerën e disa gjërave. Ndoshta ne e shohim punën tonë në tërësi, por ndonjëherë duhet ta shohim atë më në detaje dhe jam i sigurtë se në të ka edhe aspekte që mund të na pëlqejnë.

Së pari, ke një punë dhe kjo duhet të të bëjë të ndihesh mirënjohës/e. Pavarësisht se deri tani shprehesh se nuk të pëlqen ajo punë, gjithsesi ti me atë punë siguron plotësimin e nevojave të tua, ndërkohë që ka persona të tjerë që janë duke u munduar dhe nuk e kanë një punë. Po trokasin në shumë zyra, dyert e të cilave më shpejt po u mbyllen duke iu përplasur në fytyrë.

Së dyti, shiko rreth vetes tënde. Me siguri ke një koleg apo kolege që përherë të mbështet dhe të këshillon, kur ti ke nevojë. Kjo gjë është një bekim dhe për diçka të tillë duhet të jesh mirënjohës/e përgjatë ditës tënde. Mos e mendo asnjëherë se kolegë të mirë mund të kesh në çdo vend pune. Një nga arsyet që shumë njerëz ndihen të stresuar, është se nuk kanë kolegë mbështetës në punën që bëjnë.

Së treti, mendo për mekanizmin e punës tënde, unë jam i sigurtë se do të gjesh diçka që do të të pëlqejë. Mundet që çdo gjë të duket paksa monotone, përderisa përsëritet përditë, por edhe në ato gjëra të përsëritura mund të ketë diçka që do të të pëlqejë. Mos e shiko gjithçka me pesimizëm, pasi kur mbushesh me trishtim për diçka, harron të shohësh edhe gjërat më të bukura, detajet që nuk i ke vënë re më parë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *