Home»Histori»Si sëmundja mendore dhe haluçinacionet, e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij

Si sëmundja mendore dhe haluçinacionet, e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij

Nga Helen Flatley

Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që e transformoi shoqërinë moderne. Tesla është më i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e sistemit modern të furnizimit me energji elektrike, dhe si një pionier i hershëm i shumë prej teknologjive që formësuan gjysmën e dytë të shekullit XX-të.

Po ai ishte gjithashtu një person i çuditshëm, i njohur veçanërisht për shfaqjet, karizmën dhe talentin e tij kur fliste në publik. Sidoqoftë, gjatë gjithë jetës së tij, ai u përball me probleme të shëndetit mendor, më së shumti, një formë e rendë e Ç’rregullimit Obsesiv Kompulsiv (OCD).

Ashtu si shumë njerëz me këtë simptomë, Tesla ishte veçanërisht i shqetësuar për mikrobet, pastërtinë  dhe shmangien e sëmundjeve.

Sipas “Smithsonian Magazine”, ai i lante duart shumë herë gjatë ditës, dhe më vonë sigurohej që të gjithë ushqimet e tij të ishin zier para se t’i hante. Shpesh, ai nuk pranoi të shtrëngonte duart kur takonte dikë, dhe zakonisht mbante doreza për të shmangur çdo kontakt fizik me njerëzit që takonte.

Ai deklaroi se kjo fobi, i erdhur kur pa baktereve në ujin e tij të pijshëm përmes një mikroskopi në laboratorin e tij, duke komentuar, “nëse do të shihje vetëm për disa minuta krijesat e tmerrshme, nuk do të pinit më kurrë ujë të pazier apo të pasterilizuar”.

Tesla kishte ndërkohë probleme të mëdha me pagjumësinë. Ai pretendonte se arrinte të mbijetonte duke fjetur vetëm 2 orë gjumë çdo natë, edhe pse dremiste shpesh gjatë gjatë ditës.

Ai do të punonte gjatë gjithë natës mbi eksperimente të ndryshme në laboratorin e tij.

Kjo për fatin e keq të fqinjëve të tij, që shpesh mbeteshin zgjuar nga zhurmat e çuditshme që dilnin nga shtëpia e tij, dhe i telefononin rregullisht policisë duke e denoncuar shkencëtarin e famshëm. Ndihmësit e tij në laborator, raportonin se ai shpesh do të lodhej aq shumë nga puna e pandërprerë dhe mungesa e gjumit, saqë thjesht do të shembej përtokë në mes të eksperimenteve të tij, dhe do të flinte gjumë mbi tryezën e tij të punës.

Kjo pagjumësi kronike, ka të ngjarë të ketë përkeqësuar betejat e tij me shëndetin e tij mendor.

Një tjetër nga zakonet e tjera të veçanta të Teslës, ishte një fiksim i çuditshëm ndaj numrit 3. Ai shpesh do të përfshihej në ritualet që përfshinin numrin 3, duke përfshirë zakonin e tij për të ecur 3 herë rrotull një ndërtese para se të hynte në të.

Kur hante darkë ai do të shpaloste 18 peceta, para se të niste të konsumonte ushqimin,pasi 18-a ishte i pjestueshme me numrin 3. Ngjashëm, kur shkonte në një hotel, kërkonte gjithnjë që numri i dhomës të ishte i pjestueshëm me 3, dhe kërkonte 18 peshqirë të freskët çdo mëngjes. Sipas “Smithsonian Magazine”, përveç zjerrjes së gjithë ushqimeve të tij, ai do të përcaktonte saktësisht masën kubike të ushqimit, dhe më pas do të llogariste numrin e saktë të lëvizjeve të nofullave që nevojitej për bluarjen e tij.

Ai kishte një fobi të mdhe ndaj objekteve të rrumbullakëta, dhe nuk mund të qëndronte dot në shoqërinë e një gruaje, që mbante në vesh një palë vathë. Ndërsa këto zakone dhe rituale të çuditshme mund t’iu duken për të qeshur, ato flasin shumë një njeri që perballet me sëmundje të rënda mendore.

Mjerisht, Tesla lindi në një kohë dhe në një shoqëri që nuk e kuptonte plotësisht sëmundjen mendore, dhe betejat e tij me sjelljen e vet kompulsive. Për më tepër, sëmundja mendore duket se ka pasur një traditë në familjen e tij, me babain dhe vëllain e tij që shfaqën simptoma të skizofrenisë dhe çrregullimit të personalitetit.

Babai i tij ishte i njohur për mishërimin e personaliteteve të ndryshme, ndërsa vëllai i tij përjetonte shpesh haluçinacione të dhunshme. Vetë Tesla raportoi gjithashtu përjetimin e haluçinacioneve, megjithëse ia atribuoi këtyre të fundit shumë nga sukseset e tij shkencore, për shkak se i dhanë një frymëzim të veçantë.

Për shembull, ideja e tij për motorin AC, ishte dukshëm e frymëzuar nga një haluçinacion i dritave të ndezurave dhe flakëve. Zakonet e pazakonta dhe sjelljet e çuditshme të Teslës, shpesh minimizoheshin nga fansat e tij, të cilët i përshkruanin ato si thjesht eksentricitete, ndërsa përdoreshin si tallje nga kritikët e tij, të cilët e konsideronin si tërësisht të çmendur.

Megjithëse sot mund ta konsiderojmë Teslën një gjeni të madh, të prekur rëndë nga sëmundje serioze mendore, gjatë gjithë jetës së tij, stigma që i rrethonte këto gjendje mendore do të thoshte asokohe se shkencëtari gjeti rrallë ndihmën dhe mbështetjen që i duhej. Ai vdiq i vetmuar, në varfëri të plotë dhe në një harresë relative, një fund i trishtuar për një nga shpikësit më të vlerësuar të epokës moderne.

VintageNews – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *