Home»Histori»Kur t’u mësoni fobitë, do i shihni krejt ndryshe këto figura historike që lanë gjurmë

Kur t’u mësoni fobitë, do i shihni krejt ndryshe këto figura historike që lanë gjurmë

Nga DG Hewitt

Mbretërit dhe presidentët, kanë qenë gjithmonë të prirur për t’u parë si të mençur. Ngjashëm, gjeneralët dhe kryekomandantët, kanë dashur gjithnjë të duken si të patrembur, ndërsa burrat e shkencës dhe letërsisë, kanë dashur të kujtohen për mendjet e tyre të mëdha dhe racionale.

Por edhe mbreti më i fuqishëm apo shkencëtari më i shkolluar, është njeri ashtu si të gjithë të tjerët. Ai ka pikat e forta, por edhe dobësitë e tij. Le të shohim më poshtë disa nga fobitë e çuditshme të këtyre personazheve historike, që mund të ndryshojnë edhe pikëpamjen tuaj mbi

ta.

  1. Shkrimtari i mirënjohur danez i përrallave për fëmijë, Hans Kristian Anderson, kishte një imagjinatë të gjallë dhe mendime obsesive se do të varrosej i gjallë. Në fakt frika e tij, ishte jo tërësisht e pabazë. Në epokën vitktoriane, raportoheshin qindra raste të njerëzve të varrosur të gjallë, pasi mendoheshin gabimisht se kishin ndërruar jetë.
  2. Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, ishte aq i frikësuar nga zjarri, sa që ushtrohej rregullisht në Shtëpinë e Bardhë, se si të përballonte një situatë emergjente të shkaktuar pikërisht nga zjarri. Kur ishte i vogël ai pa tezen e tij të përfshihej e tmerruar nga flakët, dhe imazhi i syve të saj, do e përndiqte gjithë jetën.
  3. Udhëheqësi nazist gjerman, Adolf Hitler, pëlqente ta portretizonte veten si një supermen. Por ai kishte në fakt shumë frikë dentistët. Kjo shpjegon edhe faktin, se përse Fyhreri kishte një higjienë të tmerrshme orale, sipas vetë dëshmisë së dentistit të tij personal, Johanes Blashke.
  4. Piktori i famshëm spanjoll, Salvador Dali, ishte i tmerruar nga insektet, dhe kishte një fobi të veçantë ndaj karkalecave. Por artisti e përdori këtë fobi në dobi të punës së tij. Ai i përdori insektet si motive qendrore në shumë prej pikturave të tij.
  5. Perandori romak, August Çezari, mund të ishte njeriu më i fuqishëm në botë, por ai kishte frikë nga errësira, bubullimat dhe vetëtimat gjatë kohës së keqe. Burimi i fobisë së tij, ishte një rrufe që një ditë goditi për vdekje një skllav, që po ecte shumë pranë tij. Perandori e mori atë si një shenjë se ishte mallkuar nga perënditë. Ai urdhëroi ndërtimin e një tempulli kushtuar Jupiterit, Zotit të Stuhisë. Por kjo nuk do ta pengonte të tmerrohej sa herë që binte shi.
  6. Edhe Cari reformator i Rusisë, Pjetri i Madh, i urrente për vdekje insektet. Shërbëtorët e tij, punonin për orë të tëra për të kontrolluar gjitha dhomat, ku duhej të hynte udhëheqësi. Ato duhej të mos kishin asnjë lloj insekti. Një oficer besnik i ushtrisë, gjeti vdekjen pasi u godit në kokë nga vetë Pjetri, kur ai zbuloi një kacabu në shtëpinë e tij.
  7. Piktori norvegjez Edvard Mynsh, vuante nga agorafobia akute. Frika e tij ndaj hapësirave publike të mëdha, dhe turmave në natyrë u pasqyrua në artin e tij. Sipas disa studiuesve të Mynsh, frika e artistit nga hapësirat e mëdha, mund të ketë qenë rrënjosur në traumën e fëmijërisë. Edvard ishte vetëm 5 vjeç kur e ëma i vdiq nga tuberkulozi. Pastaj, vetëm disa vjet më vonë, motra e tij vdiq nga e njëjta sëmundje. Kjo mund të ketë qenë arsyeja, pse ai ishte aq i frikësuar të dilte jashtë shtëpisë.
  8. Ashtu si Anderson, edhe presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vuante nga tafofobia, frika e të varrosurit i gjallë. Kur dergjej në shtratin e vdekjes, presidenti urdhëroi që trupi i tij të lihej i vetëm dhe i paprekur për dy ditë. Në këtë mënyrë, mjekët, shërbëtorët e tij, dhe më e rëndësishmja varrmihësit, mund të ishin të sigurt se ai kishte vdekur.
  9. Ashtu si piktori norvegjez edhe shkrimtari francez, Marsel Prust, vuante nga agorafobia. Megjithatë izolimi nga bota e jashtme, i dha mundësinë që të përqëndrohej në shkrimet e veta. Kryevepra e tij epike “në kërkim të kohës së humbur”, është plot 3000 faqe.
  10. Ndërkohë Tomas Xheferson, një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara, vuante nga frika e të folurit në publik. Ai qe një nga autorët kryesorë të Deklaratës së Pavarësisë. Por, ndërsa mund të shkruante me elokuencë mbi një varg çështjesh, tmerrohej kur i kërkohej të fliste me zë të lartë në publik, duke u justifikuar në shumë raste se ishte i sëmurë. Megjithatë në fund, Xheferson e mposhti frikën e tij, për t’u bërë një nga amerikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
  11. Rregjizori i famshëm britanik i filmave thriller dhe horror, Alfred Hiçkok, ndjente neveri dhe një frikë të madhe ndaj vezëve të pulave. Por ai kishte edhe fobi të tjera, si nga seksi dhe lartësitë. Madje kishte një frikë të përjetshme, se mund të arrestohej gabimisht dhe të burgosej.

Kjo e fundit supozohet se daton që në fëmijërinë e tij, kur babai i tij e mbylli në një nga qelitë e policisë lokale, që t’i jepte atij një mësim sa herë që sillej keq.

  1. Udhëheqësi i madh i mongolëve, Xhengis Kan mund të ketë qenë kryekomandanti më i frikshëm i të gjitha kohërave. Por ai ishte i tmerruar nga qentë, edhe pse ndoshta kanifobia e tij ishte e kuptueshme. Qentë në Mongoli, ishin trupmëdhenj dhe aq të egër, dhe mund t’u bënin ballë edhe ujqërve.
  2. Presidenti amerikan, Riçard Nikson kishte një fobi ndaj spitaleve. Ai kishte frikë se nëse ai do shtrohej për kontroll në njërin prej tyre, nuk do të dilte më gjallë prej andej. Kur u diagnostikua me një koagulim serioz të gjakut pas dorëheqjes së tij, Nikson ishte shumë ngurrues për t’u kontrolluar në spital. Por kirurgët e Shtëpisë së Bardhë e paralajmëruan se nëse nuk shkonte në spital, me siguri që do të vdiste. Në fund, ai u bind të shkonte në spital.

Marrë me shkurtime nga “Historycollection” – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *