Home»Thenie»“Të rinjtë duhet të frymëzohen, duke u thënë se mund të arrijnë çdo gjë që e mendojnë”

“Të rinjtë duhet të frymëzohen, duke u thënë se mund të arrijnë çdo gjë që e mendojnë”

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie të veçanta për të rinjtë:

“Të rinjtë duhet të frymëzohen duke u thënë se mund të arrijnë çdo gjë që e mendojnë”. – Jim Stynes

“Të rinjtë duhet të jenë në qendër të ndryshimeve dhe novacioneve globale. Të fuqizuar ata do të mund të jenë çelësi i zhvillimit dhe paqes në botë. Nëse për ndonjë arsye apo ndonjë tjetër, ata lihen pas dore, atëherë jemi ne që do ta vuajmë këtë gjë në të ardhmen. Le t’i bëjnë të rinjtë të ndihen të sigurtë se mund të marrin pjesë në çdo aspekt të mundshëm të shoqërisë sonë”. – Koffi Annan

“Të rinjtë e informuar dhe fuqizuar, kur kuptojnë se ajo çfarë bëjnë mund të sjellë vërtet një ndryshim, mund ta ndryshojnë botën”. – Janë Goodall

“Të dashur të rinj, mos kini frikë të bëni ndryshime vendimtare në jetë. Kini besim: Zoti nuk do t’ju braktisë asnjëherë”. – Papa Franncesku

“Duhet t’i japim të rinjve më tepër zë. Ata janë e ardhmja dhe janë më të zgjuar nga sa mendojmë ne se janë”. –Desmond Tutu

“Gjithmonë i them të rinjve, mos mendoni për veten tuaj, por për të tjerët. Mendoni për të ardhmen që ju pret. Mendoni për gjërat që do të mund të bëni dhe mos kini frikë nga asgjë”. – Rita Levi Montalcini

“Ki besim tek të rinjtë. Jepu atyre një mundësi dhe ata do të të surprizojnë”. – Koffi Atta Annan

“Të rinjtë kanë nevojë për persona që t’i frymëzojnë, jo për kritika”. – John Wooden

“Të rinjtë kanë në të vërtetë, potencialin e duhur për të ndryshuar botën. Jo kur të plaken, por sot”. – Philippe Cousteau

“E ardhmja u përket të rinjve të edukuar dhe me imagjinatën për të krijuar”. – Barack Obama

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *