Home»Keshilla»Nëse dikush do të largohet prej teje, lëre atë të ikë. Ti nuk ke nevojë për dikë që nuk ka nevojë për ty… 

Nëse dikush do të largohet prej teje, lëre atë të ikë. Ti nuk ke nevojë për dikë që nuk ka nevojë për ty… 

Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri të ikin. Fiksoji mirë dhe thuaja vazhdimisht vetes këto fjali: “ Unë nuk kam nevojë për asnjë telefonatë apo asgjë tjetër. Unë nuk kam nevojë të shpresoj nga askush”. Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lërini ata të ikin. Nuk duhet t’i lutesh askujt që të qëndrojë me ty, të të dojë ty, të të telefonojë, të të mbështesë, të bëhet merak për ty, të vij të të vizitojë, apo të jetë i fokusuar tek ty.

Dua të të them, është më mirë që ta fikësh telefonin. Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri të ikin. Nuk duhet të të interesojë se sa të mrekullueshëm ata janë. Nuk duhet të të interesojë se sa tërheqës ata janë. Nuk duhet të të interesojë se cfarë ata kanë bërë për ty 20 vitet e fundit. Nuk më interesojë asgjë tjetër, në fakt. Kur njerëzit duan të largohen prej teje, atëherë lëri ata të ikin. 
Fati yt nuk ka pse të jetë i varur nga personi që largohet. Ai u largua prej teje, kur në fakt ai nuk ka qenë kurrë me ty. Nëse ai do të kishte qenë për ty, padyshim që s’do të donte kurrë të largohej prej teje. Njerëzit largohen sepse nuk ndihen të kënaqur. Dhe nëse ata nuk ndihen të kënaqur me ty, ti behesh person i padëshiruar. E ti nuk mund t’i detyrosh ata të qëndrojnë. Lëri të ikin! Nese ata duan të largohen, kjo gjë nuk ndodh më kot. Nëse ti përpiqesh ta bësh diçka të funksionojë dhe përsëri nuk ia del, përsëri ky nuk është një aksident. Pranoje atë si diçka nga Zoti! Hapi krahët, laj fytyrën, bëj lëvizjen tënde dhe vazhdo përpara.

Më lejo të të them diçka… Duhet të mësosh të thuash lamtumirë. Unë jam i sigurtë se Zoti një ditë do ta japi atë, për të cilën ti ke nevojë. Edhe nëse do të duhet të derdhësh shumë djersë për ta arritur atë, përsëri nuk duhet të ndalosh. Por një gjë duhet ta kesh përherë parasysh. Kur njerëzit do të duan të largohen prej teje, duhet t’i lësh ata të ikin…!

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *