Home»Lifestyle»Shendeti»Mjekësia kineze: Sekreti i jetëgjatësisë. Shëndeti si përgjegjësi e njeriut

Mjekësia kineze: Sekreti i jetëgjatësisë. Shëndeti si përgjegjësi e njeriut

Fjalët e mjeshtrave taoistë nuk shërbenin për t’i mësuar njeriut të mendonte në mënyrë të rafinuar, qëllimi i tyre ishte ta ndihmonin të jetonte gjithnjë e më mirë, në harmoni me Universin

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, shëndeti i vërtetë nuk sigurohet duke “sforcuar” trupin përmes substancave kimike, por duke rivendosur harmoninë mes gjithë elementëve të organizmit. Tradita mjekësore kineze ofron një kuadër dijesh dhe shpjegimesh globale, që përqafojnë ekzistencën në rrafshin fizik, mendor dhe shpirtëror, sipas një qasjeje holistike, në të cilën njeriu konsiderohet, si në shëndet edhe në sëmundje, një bashkësi e mendjes, trupit dhe shpirtit, gjithnjë i lidhur me mjedisin rrethues.

Kjo ka mundësuar kuptimin menjëherë të natyrës psikosomatike të shumë shqetësimeve që, përveç shkaqeve organike, mund të jenë të lidhur edhe me faktorë psikologjikë apo mjedisorë.

JETE E GJATE PER TE GJITHE

Kujdesi për shëndetin e vet është përgjegjësi e çdo njeriu, që duhet të ruajë si thesar energjinë e vet jetësore, me një ushqim dhe sjellje korrekte, duke shmangur pasionet e tepruara që janë shkak sëmundjesh, për t’u mbrojtur nga çekuilibrat që konsumojnë energjitë jetësore dhe bashkë me to, edhe jetën. Ky është qëllimi i mësimeve të Mjekësisë Kineze: të na ndihmojë “për të çuar deri në fund ditët që i janë caktuar gjithësecilit”.

Potenciali i mbijetesës së një njeriu të zakonshëm është fiksuar në 150 vjet. Mund të habisë, por kohët e fundit shkenca ka arritur në konkluzione të ngjashme, duke hedhur hipotezën e një potenciali jetëgjatësie prej 120 vjet. Nga taoizmi buron mirazhi i një rinie pa fund, si ajo e Qiellit dhe Tokës.

FORCIMI I ENERGJISE

Instrumentat e punës të Mjekësisë Kineze janë teknikat e veta (dixhitopresioni, masazhet, moksibustioni, gjimnastika mjekësore, erboristeria…) që shërbejnë për të harmonizuar energjitë e organizmit, duke i bashkërenduar me ato të Universit në të cilin njeriu bën pjesë.

TE USHQESH JETEN

Njeriu ka në dispozicion të vet shumë mjete për të ruajtur dhe ushqyer jetën. Një ushqim i duhur, një stil jetese i shëndetshëm dhe në përputhje me stinët, për shembull, rrisin energjitë jetësore dhe ndihmojnë për kufizimin e faktorëve që kanë prirjen t’i konsumojnë, duke provokuar sëmundje të ndryshme, por edhe plakje dhe vdekje.

PER NJE EKZISTENCE TE SHENDETSHME DHE JETEGJATE

Parimi udhëheqës i gjithë këtij sistemi mjekësor, qëllimi final i gjithë recetave higjienike e të gjitha teknikave është kërkimi i pavdekësisë, që gjithmonë ka shqetësuar kulturën kineze. Një objektiv që sot mund të interpretohet në terma më të pranueshëm dhe realistë, si përpjekja për të ndjekur rrugëtime që favorizojnë jetëgjatësinë dhe një plakje pa shqetësime.

ORIGJINA E TRADITES

Sipas legjendës, ishin Huang Zui, të ashtuquajturit “bij të dritës së reflektuar” që u mësuan njerëzve dijet e tyre mjekësore. Historia rrëfen, ndërkohë, se duke nisur nga shekulli 5 p.e.s. lulëzuan në Kinë shumë qendra të kulturës dhe mësimdhënies, të quajtura “Njëqind shkollat”. Atëherë, nga mjekësia arkaike, shiamanike dhe fetare, u zhvillua një sistem mendimi i artikuluar dhe i plotë, që shpjegonte përmes ligjeve natyrore fenomenet fiziologjike dhe patologjike të shëndetit dhe sëmundjes.

Në zhvillimin e vet patën rëndësi të madhe konfucianizmi dhe taoizmi, që ndanin konceptin e Taos, teorinë e Yin dhe Yang dhe Pesë Lëvizjeve.

Fundi i pjesës së parë (vijon) / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *