Home»Bota»Merkel mesazh botës nga Parisi: Paqja arrihet vetëm me kompromis

Merkel mesazh botës nga Parisi: Paqja arrihet vetëm me kompromis

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.

Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe më gjerë.

Ajo vuri në dukje vullnetin shqetësues ‘të disave për të nxitur interesat e tyre dhe të injorojnë lidhjet’ që mbështesin paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se shumica e sfidave të sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend, por në bashkëpunim me të tjerët, që kërkon një qasje të përbashkët në botë, raporton AP.

“Nëse izolimi nuk ishte zgjidhja 100 vjet më parë, si mund të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur?” tha Merkel, duke paralajmëruar se nëse nuk ka kompromis, nuk do të ketë as paqe.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *