Home»Magazine»Letersi»“Mall”. Poezia plot ndjenjë nga Gëte, që ia vlen ta lexoni…

“Mall”. Poezia plot ndjenjë nga Gëte, që ia vlen ta lexoni…

Ç’ma prek kështu zemrën?
Ç’më bën që të ziej?
Ç’më shtyn të largohem
Prej dhomes përtej?
Po ndrit cip’ e reve
Rreth shkëmbit atje!
Atje do të vete,
Atje n’atë dhe!

Ja, korbat në erë
Flatrojnë me gaz;
Përzihem mes tyre,
Mes tufes humbas
Dhe malit e murit
I vijmë përqark;
Ajo është atje poshtë,
Ajo është atje larg

Ajo vjen e endet,
Unë ik, fluturoj,
Në pyllin e dendur
Si zog po këndoj
Dhe e ndal ajo hapin
E qesh e përgjon:
“Ai këndon ëmbël,
Për mua këndon”

Po i lan perëndimi
Kodrinat me ar;
Sodit bukuroshja
Me shpirt mendimtar
Dhe shkon buzë lumit
Mbi bar e stoli
Dhe hapat i zhduken
Në terrin e zi.

Sakaq unë shfaqem
Si yll shkëlqimtar
“Kaq afër, kaq larg,
Ç’ndricon posi zjarr?”
Ti fort e mahnitur
Shkëlqimin e pe;
Por mua të lumtur
Ndër këmbë më ke..

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *