Home»Bota»Lotët kanë mbaruar

Lotët kanë mbaruar

Amira Hass

N. qeshi herën e parë që më përshkroi dy të miturit, të cilët i kishte regjistruar nga larg duke shkundur degët e ullirit me një shkop, për të mbledhur ullinj. Kishin vënë kufje dhe mbanin rroba të bardha dhe një talit (veshje rituale hebraike).

N. qeshi prapë kur e pyeta nëse policia izraelite, e cila kishte bërë thirrje për të ndaluar këtë vjedhje në dritën e diellit, do të kishte çuar përpara procedurën, duke denoncuar djemtë. Policia gjeti tre çanta të mbushura me ullinj që djemtë izraelitë kishin lënë pas, përpara se të iknin, kur vunë re policët.

E qeshura e tretë e N. ishte veçanërisht e zhurmshme dhe erdhi pasi e pyeta sa herë kishte dëshmuar para policisë izraelite për sulmet e kolonëve në fshatin e tij, Burin, në jug të Nablusit. Ai nuk e mbante mend numrin e saktë. Dinte vetëm se askush nuk është paditur, apo ndjekur penalisht.

Vetëm në tetor u regjistruan dymbëdhjetë raste të agresionit izraelit ndaj fermerëve palestinezë në qendër të Bregut Perëndimor, nga të cilat vetëm tre në fshatin Burin: sulme fizike, vjedhje e ullinjve dhe mbi të gjitha gjymtim i qindra pemëve. Në tre vitet e fundit, Burin ka vuajtur 48 sulme, 24 vetëm në 2018.

Burin është një metaforë për dhjetëra fshatra të pafajshëm që i nënshtrohen një dhune të pandëshkuar nga kolonët izraelitë, të cilët pas krimeve kthehen në mënyrë të sigurtë në vendbanimet e veta.

Duke qeshur, N. më shpjegoi se i kishin mbaruar lotët. / Internazionale – bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *