Home»Histori»Kur anglezët u “hakmorën” për Uashingtonin

Kur anglezët u “hakmorën” për Uashingtonin

Gjatë Revolucionit Amerikan të vitit 1776 u zhvillua një nga ngjarjet vendimtare që vendosën fitoren e kolonëve amerikanë kundër mëmëdheut britanik: në natën midis 25 dhe 26 dhjetorit të atij viti, trupat e Gjeneralit Xhorxh Uashington kaluan lumin Delëuer për të sulmuar forcat gjermane të Hessenit, në Trenton, që ishin rreshtuar me britanikët.

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas këtyre ngjarjeve, Emanuel Leutze, një piktor gjerman që mori nënshtetësi amerikane, krijoi një pikturë përkujtimore të ngjarjes; e blerë nga Kunsthalle e Bremenit (Gjermani), piktura e Uashingtonit përgjatë lumit Delëuer mbeti atje deri në mes të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, kur qyteti gjerman u shkatërrua nga sulmi ajror britanik i njohur si Millenium 2, i kryer në natën e 26 qershorit 1942, vepra pothuajse u shkatërrua. Përkundër dramës së momentit, më pas nisi të qarkullonte si me shaka ideja se, britanikët më në fund arritën të merrnin hak për Uashingtonin dhe revolucionin e tij. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *