Home»Horizonti.al»Kujtesa jonë mund të ruajë deri 10 mijë ose më shumë fytyra

Kujtesa jonë mund të ruajë deri 10 mijë ose më shumë fytyra

Nga Mindy Weisberger

Sa fytyra “ruani” në memorien tuaj? Nëse shtoni familjarët tuaj, shokët e shkollës, miqtë, bashkëpunëtorët dhe njerëzit e famshëm që i njihni nëpërmjet filmave, televizionit dhe internetit, mund të keni mundësi të listoni disa qindra fytyra që do të njihnit.

Por numri i vërtetë i fytyrave të ruajtura në trurin tuaj, mund të jetë shumë më i lartë se sa kaq.

Për herë të parë, studiuesit kanë arritur të llogarisin numrin e fytyrave që mund të kujtojnë njerëzit; gjetjet vijnë nga një studim i vogël i 25 njerëzve të moshës 18-61 vjeç. Përgjigja: mesatarisht 5.000, deri në 10.000 apo më shumë.

Shkencëtarët, testuan aftësinë e pjesëmarrësve për të njohur fytyrat e njerëzve që njihnin personalisht, dhe fytyrat e njerëzve të famshëm, duke gjetur se pjesëmarrësit mund të identifikonin mesatarisht 5. 000 fytyra si “të njohura” për ta.

Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin listat e njerëzve nga jeta e tyre, fytyrat e të cilëve mund të fotografonin ose të cilët do t’i njihnin lehtësisht nëse i shihnin personalisht. Shkencëtarët, iu kërkuan gjithashtu subjekteve të identifikojnë personat e famshëm në mijëra foto që iu paraqitën.

Pjesëmarrësve nuk iu kërkua të lidhnin emrat me fytyrat që ata thoshin se i njihnin, pasi “emërtimi është qartë i ndashëm nga njohja vizuale”, shpjeguan shkencëtarët. Nga gjetjet e studimit, është e qartë se aftësia për njohjen e fytyrës ndryshon shumë ndërmjet individëve; disa njerëz mund të mbanin mend më pak se 1.000 fytyra dhe të tjerë rreth 10.000, ndërsa disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët për të njohur fytyrat.

Dëshmitë anekdotale jashtë studimit e nënvizojnë këtë. Për shembull, aktori Bred Pit dha një intervistë në vitin 2013, lidhur me vështirësitë në kujtimin e njerëzve që ai kishte takuar më parë, duke përmendur se ai “nuk mund t’ua njihte fytyrën”.

Një gjendje e quajtur prosopagnosia, e njohur gjithashtu si verbëria në raport me fytyrën, pengon njohjen e fytyrës, dhe mund të prekë miliona njerëz. (Kjo nuk përfshin domosdoshmërisht Pit, i cili nuk është diagnostikuar me këtë çrregullim).

Studimet kanë treguar gjithashtu se mekanizmat që i lejojnë njerëzit të njohin fytyrat mund të ndryshojnë nga kultura në kulturë, dhe sipas shkencëtarëve amerikanë ato priren të jenë më të larta kur njerëzit shohin fytyrat e një race tjetër.

Hulumtimi i ardhshëm, mund të hetojë nëse mosha luan një rol në aftësinë e kujtimit të fytyrës apo në numrin e fytyrave që njohim, tha në një deklaratë bashkë-autori i studimit Rob Xhenkins, psikolog dhe shkencëtar konjtiv në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të ishte interesante të shihet, nëse ekziston një moshë maksimale mbi numrin e fytyrave që njohim. Ndoshta ne grumbullojmë imazhe fytyrash gjatë gjithë jetës sonë, ose ndoshta fillojmë të harrojmë disa prej tyre, pas arritjes së një moshe të caktuar”- theksoi ai.

Ka gjithashtu të ngjarë që numri më i lartë nga studimi – 10 mijë fytyra – është larg nga kufiri i sipërm i kujtesës së fytyrës njerëzore, shtoi Jenkins. “Ne nuk kemi arritur ende një kufi se sa fytyra mund të përpunojë truri”- tha ai. Gjetjet e studimit u publikuan më 10 tetor në revistën online “Proceedings of the Royal Society B”.

“Livescience” – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *