Home»Horizonti.al»Inteligjenca Artificale mund të përdoret për të zbuluar shkaqet e konflikteve fetare

Inteligjenca Artificale mund të përdoret për të zbuluar shkaqet e konflikteve fetare

Nga Olivia Goldhill

Për të kuptuar luftën fetare, ju mund të studioni qindra konflikte historike ose të vazhdueshme botërore, që përqendrohen tek feja. Ose mund të programoni një Inteligjencë Artificiale (AI), për të imituar psikologjinë njerëzore, dhe për të gjeneruar një shoqëri artificiale, dhe pastaj për të testuar sjelljen e saj miliona here, nën variabla të ndryshëm.

Kjo është ajo që bënë një ekip studiuesish nga Universitetet e Oksfordit, Bostonit në SHBA dhe Agderit në Norvegji, në një studim të publikuar javën e shkuar në “Journal of Artificial Societies Artificial and Social Simulation”. Grupi, përdori teoritë e psikologjisë konjitive, për të krijuar agjentë të AI që do të imitonin sjelljen e njeriut, duke përfshirë identifikimin me një fe të caktuar, dhe rreshtimin me identitetin e grupit.

Pas programimit të agjentëve me mosha dhe etnive të ndryshme, dhe testimin e tyre miliona herë, ata zbuluan se konfliktet ndodhnin më shpesh kur grupi në shumicë fetare përbën rreth 60 për qind, dhe grupi minoritar përbën 40 për qind të popullatës.

“Puna jonë tregon, se duke pasja e dy grupeve ksenofobike, që kanë një diferencë më të vogël në madhësinë e tyre, dhe ku individët nga një grup mund të takohen rregullisht me të tjerët nga grupi i kundërt, mund të ndodhin periudha të zgjatura të sulmeve reciproke”- thotë Ros Gor, profesor në Qendrën e Modelimit, Analizës dhe Simulimit në Universitetin e Dominionit të Vjetër.

Në këto periudha plot tensione, njerëzit priren ta “përdorin fenë si një mekanizëm qetësues”, thotë Gor, gjë që i çon komunitetet të bëhen më fetare. Dhe njerëzit janë më të prirur ndaj dhunës dhe ankthit, kur ndjenja e identitetit individual, është e lidhur me një grup, dhe grupi më pas fyhet ose sulmohet nga të huajt.

Një nga studiuesit, Le Ron Shulc, profesor në Universitetin e Agderit, thotë se ishte i habitur se sa pak dhunë kishte. Në përgjithësi, modeli çoi në konflikt në vetëm nën 25 për qind të skenarëve. Natyrisht, edhe pse studiuesit e zhvilluan miliona herë eksperimentin e tyre në kushte të ndryshme, ata nuk mund të përfshijnë çdo ndryshore të mundshme.

“Ka gjithmonë një person apo ngjarje që nuk mund ta parashikosh. Duke e testuar modelin në miliona kombinime të ndryshme variablash, duke përfshirë faktorët mjedisorë, si rreziqet natyrore dhe madje edhe grabitjet, ju nuk mund të jeni në gjendje të keni një Trump apo dikë tjetër. Por mund të eksploroni një numër të madh llojesh të mundshme të ndërveprimeve dhe të gjitha llojet e njerëzit, dhe të thoni:“Këtu janë kushtet më të mundshme, nën të cilat ju mund të keni një konflikt ndër-grupor”.

Në përgjithësi, thotë Gor, pavarësisht faktorëve mjedisorë, siç janë rreziqet natyrore, kushtet si madhësia e dy grupimeve dhe niveli i ndërveprimit, janë parashikues statistikisht të rëndësishëm të konfliktit. “Kjo është e rëndësishme, pasi do të thotë se mund të ketë implikime në aspektin e politikave në reduktimin e ankthit të shkallëzuar reciprok në një nivel individual”- thotë ai.

Për shembull, krijimi i barrierave ndërmjet njerëzve në grupe të ndryshme, do të reduktonte kontaktet, çka do të thotë se ankthi dhe konflikti ka më pak gjasa të ndodhin.

Gor sugjeron se si pengesat fizike midis grupeve, ashtu edhe distanca më e madhe mes tyre, do të zvogëlonte ndërveprimet, dhe kësisoj edhe gjasat e konfliktit. Sigurisht në praktikë, një politikë e tillë do të shkaktonte shqetësime morale në lidhje me ndarjen dhe izolimin e grupeve mbi bazën e identitetit, si dhe nëse ndarja e grupeve në bazë të fesë, duhet të jenë një qëllim në çdo shoqëri. Por, sipas simulimit artificial, të paktën kjo vetëm sa do të ndihmonte në parandalimin e konfliktit. / bota.al

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *