Home»Lifestyle»Shendeti»Doni që të dobësoheni por nuk mundeni ta ndaloni oreksin? Ja disa ushqime të mira që shuajnë urinë

Doni që të dobësoheni por nuk mundeni ta ndaloni oreksin? Ja disa ushqime të mira që shuajnë urinë

Molla
Molla është një frut që ndihmon në largimin e oreksit. Ajo është antioksidante si dhe ul përthithjen e kolesterolit dhe të lipoideve në zorrë. 

Veza e zier 
Veza e zierë ka veti të tresë yndyrnat ne stomak. Ajo është një armë thelbësore për dietat hiperproteinike. E bardha e vezës përmban proteina dhe përberës, të cilët duan kohë të treten . 

Pini sa më shumë ujë
Siç mund ta keni vënë re, sa më shumë ujë të pini, aq më të ngopur do të ndiheni dhe për pasojë nuk keni më as oreks. Uji ka dhe veti tretëse shumë të mira, kështu që pini sa më shumë ujë pas çdo vakti. 

Perimet 
Perimet përmbajnë kripra minerale, karbohidrate dhe veçanërisht proteina. Ato nxisin veprimin e gjëndrave të tretjes dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në përvetësimin e ushqimeve që treten me vështirësi. 

Krundet e tërshërës 
Krundet e tërshërës ndërpresin menjëherë oreksin. Ato janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë tranzitin e ushqimit. Mirë është të përdoren nëper sallatëra, kos apo nëpër drithëra. 

Djathi i bardhë 
Djathi i bardhë është i shkëlqyer për shëndetin. Ai është i pasur me proteina dhe kalcium. Kalciumi forcon kockat dhe muskujt. Mjaft i mirë për t’u konsumuar, sidomos kur ndjeni shumë uri. 

Peshku i bardhë
Peshku i bardhë duhet konsumuar të paktën tri herë në javë. Ai përmban antioksidantë dhe proteina që i bëjnë shumë mirë trupit dhe e mbajnë në formë. 

Patatet
Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Rreth 200 gramë patate sigurojnë gati ngjysmën e nevojave ditore të njeriut. Patatet kanë pak kalori dhe nuk përmbajnë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë, ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues. 

Thjerrëzat 
Thjerrëzat janë të pasura me hekur, fosfor dhe fibra. Ato japin ndjesinë e ngopjes gjatë gjithë ditës.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *