Home»Bota»Demokratët duhet të falënderojnë Trumpin

Demokratët duhet të falënderojnë Trumpin

Demokratët ishin shumë të pafatë në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan Ross Douthat në “The Neë York Times”, por “në shumë drejtime, liberalizmi dhe Partia Demokratike kanë qenë me fat qysh prej atij viti”.

Me ekonominë që lulëzon, ISIS-in kryesisht të mposhtur, dhe terrorizmin të frenuar, Donald Trumpi duhej të kishte përqindjen e mbështetjes të paktën mbi 40. Por ai ka qenë armiku më i madh i vetvetes.

Imagjinoni pak një realitet alternativ, në të cilin Trumpi nuk postonte vazhdimisht në Twitter, nuk shfaqej me deklarata mizore dhe nuk fyente, dhe nuk sulmonte mediat. Nëse Trumpi do të kishte qeverisur si populisti që pretendonte se ishte, dhe do të miratonte një ligj të madh për investime infrastrukturore, do të strukturonte uljen e taksës për familjet e klasës së mesme, dhe jo korporatat, dhe do t’i bënte presion Big Pharma-s që të ulte çmimet e ilaçeve, presidenti do të kish marrë më shumë mbështetje përreth Partisë Republikane.

Ai do të ishte favoriti për t’u rizgjedhur. Por në vend të kësaj, kaosi dhe gënjeshtrat e Trumpit kanë armiqësuar kaq shumë amerikanë, saqë demokratët mbeten kompetitivë, pavarësisht se baza e tyre po e shtyn aktualisht partinë në skaje, sa i përket çështjeve të racës, kulturës dhe identitetit. Pikërisht ato tipare të Trumpit që i bëjnë liberalët të ndihen të dëshpëruar, janë njëkohësisht ato për të cilat duhet të jenë mirënjohës. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *