Home»Lifestyle»Shendeti»Bajamet, zëvendësueset më të mira të vaktit të mëngjesit. Përfitimet që kemi prej tyre…

Bajamet, zëvendësueset më të mira të vaktit të mëngjesit. Përfitimet që kemi prej tyre…

Sipas disa studimeve të bëra kohët e fundit, bajamet janë zëvendësueset më të mira të çdo gjëje tjetër në vaktin e mëngjesit. Është vënë re se të rinjtë që konsumojnë bajame në mëngjes, kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, proteina, vitaminë E dhe magnez, duke rregulluar nivelin e presionit të gjakut, reduktojnë urinë dhe shtimin në peshë.

73 studentë të vitit të parë të universitetit, i cili ndërmori këtë studim, pranuan që shpesh nuk e konsumojnë mëngjesin. Studentët u përzgjodhën për shkak të hulumtimeve të mëparshme duke marrë parasysh që 20 deri në 43 përqind e tyre nuk hanë mëngjes. Rreth 63 për qind e pjesëmarrësve raportuan se nuk konsumojnë kurrë mëngjes, rrallë, vetëm dy ose katër herë në javë.

Nxënësit u ndanë në dy grupe. Tridhjetë prej tyre hëngrën mbi 56g bajame të thata të thata, të barabarta me 320 kalori, çdo ditë për tetë javë. Pjesa e mbetur, pra 35 persona, konsumuan çdo ditë bukë të thekur gruri, duke arritur 338 kalori. Mëngjesi zakonisht u konsumua në orën 11:00.Të gjithë pjesëmarrësit mbajtën regjim të njëjtë gjatë studimit, me financimin e agjensive që e ndërmorrën këtë studim.

Rezultatet dolën në përfundimin se studentët që konsumuan bajame, kishin nivele më të ulët të sheqerit në gjak 2 orë më vonë, si dhe 34 për qind më pak rezistencë ndaj insulinës, sesa ata që konsumuan bukë gruri.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *