Home»Bota»Zbulohet pse miliarderët e internetit kanë humbur milarda këto 10 ditë

Zbulohet pse miliarderët e internetit kanë humbur milarda këto 10 ditë

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, është pronari i Amazon, Jeff Bezos. Ai ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.

Revista po ashtu bën me dije se Amazon humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.

Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë. Dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë. Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft Bill Gates – 1.8 miliard dollarë.

Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *