Home»Horizonti.al»Si filloi komunikimi?

Si filloi komunikimi?

Screen Shot 2016-06-28 at 11.37.42Para periudhës së njohur si historia e regjistruar, dhe zhvillimit të një gjuhe të organizuar e të përbashkët, ndërveprimet midis njerëzve realizoheshin përmes shfaqjes së emocioneve, sistemeve të thjeshta të numërimit dhe shprehjeve vizuale artistike, si vizatimet në shpella apo pikturat shkëmbore. Rrënjët e asaj që evoluoi në komunikimin modern, mund të gjenden tek grekët e lashtë.

Edhe pse qytetërimi i tyre kishte pak individë që mund të lexonin dhe shkruanin, grekët e lashtë e ngritën komunikimin me gojë në nivelin e një disipline të studiuar dhe praktikuar të njohur si retorikë, një term i shpikur fillimisht nga Aristoteli. Duke marrë frymëzim nga qytetërimi grek që i parapriu, romakët e lashtë vazhduan rafinimin e artit të komunikimit gojor, përmes studimit të retorikës.

Në gjysmën e dytë të shekullit IV, Shën Augustini përmblodhi atë që kishte mësuar mbi retorikën në disiplinën e shkrimit dhe përhapjen e predikimeve. Disiplina e retorikës u bë shpejt pjesë e artit të të shkruarit letra. Deri në fund të viteve 1800, dhe i ushqyer nga numri në rritje i punëtorëve jakë-bardhë, studimi i retorikës në fushën e komunikimit me gojë dhe me shkrim, u bë një pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë./bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *