Home»Rretherrotull»Sekreti i Abert Einstein për lumturinë u zbulua, mësoje dhe ti!

Sekreti i Abert Einstein për lumturinë u zbulua, mësoje dhe ti!

Harroni teorinë e relativitetit! Kur bëhet fjala për dekodimin e universit, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa qenia njerëzore. Fatmirësisht, fizikani gjerman dhe gjeniu me famë botërore Albert Einstein, la pas teorinë e tij për të arritur lumturinë, dhe madje s’ka të bëjë fare me fizikën.

Kur Albert Einstein mori pjesë në një turne për të folur në vitin 1922 në Tokio, ku një korrier japonez la një mesazh për të te hoteli ku po qëndronte.

Pasi ai pa që s’kishte mjaftueshëm para për t’i lënë bakshish lajmëtarit, ai nxori një stilolaps dhe nisi të shkruante dy këshilla për jetën.

Këshilla e parë

“Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa ndjenja e suksesit e lidhur me trazira të vazhdueshme”

Këshilla e dytë

“Ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”

Teksa i dha këshillat, Einstein shtoi: “ Nëse je me fat këto këshilla do bëhen shumë më të vlefshme sesa bakshishi”.

Lajmëtari vetëm konfirmoi me një lëvizje të kokës. Dhe vërtet këshillat e tij u bënë këshilla jete, këshilla lumturie. / Dritare.net

1 Comment

  1. Lindita
    10/15/2018 at 19:16 — Reply

    Einstein eshte vertet i madh ne kohe dhe hapesire mendimi.Jeta vertet po i provon keto ide gjeniale te cilat jane lejtmotivi yne ,apo me mire te them i njerezve punetore dhe te ndershem.Jeta= djerse dhe jo jete=parfum per te aromatizuar skutat e erreta te shpirtit qe kerkon te marre me shume se cfare jep.Clirohu o njeri nga sindroma robotike e kotesise dhe e marrjes se vleres maksimale pa dhene as minimumin!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *