Home»Horizonti.al»Në ç’mënyrë u zbulua guri i Rozetës?

Në ç’mënyrë u zbulua guri i Rozetës?

Dashuria për tokën e Nilit nga ana e Champollion dhe kërkimi për të zbuluar sekretet e gjuhës së shkruar kishin filluar kur ai ishte 16 vjeç, por ishte në vitin 1819 kur studioi “Librin e të vdekurve”. Duke analizuar papiruset zbuloi se shkrimi hieratik ishte një thjeshtëzim i hieroglifeve dhe mbi këtë bazë u fokusua në deshifrimin e mesazhit të gurit të famshëm të Rozetës, shkruar në greqisht, në demotik dhe me hieroglife. U deshën 14 vite për të gjetur çelësin e deshifrimit të gurit të Rozetës. Francezi, në ato kohë 18 vjeçar, kërkonte të tregonte se ai shkrim nuk ishte thjesht simbolik dhe identifikoi disa shenja me shkronja që përfaqësonin tinguj, fonogramat. Kështu Champollion e kuptoi se egjiptianët përdornin një imazh për të prezantuar tinguj fillestarë, p.sh për të shkruar shkronjën L vizatohej një luan dhe në këtë mënyrë u kompletua i gjithë alfabeti. Më vonë në 1821, ndërsa studionte tekstin dygjuhësh të një obelisku të Philae-s të zhvendosur në Britani arriti të lexonte emrin e Kleopatrës, të cilën e njohte nga një burim tjetër, gjë që kuptoi vlerën alfabetike të 12 shenjave hieroglife. Më në fund në 27 shtator të 1822 linguisti zbuloi veprën e tij: “Lettre á Monsieur Dacier relative à l’Alphabet des Hieroglyphes Phonétique”, në të cilën komunikonte zbulimin e tij spektakolar. Guri i Rozetës është një dokument i mrekullueshëm egjiptian i epokës ptolemike që përmban një dekret të nxjerrë nga Menfisi në vitin 196 para krishtit, nga ana e priftit për nder të faraonit Ptoleme V. Është një gur i zi kompakt që ka përmasa prej 1.20 m lartësi me 0.75 m gjerësi edhe pse dimensionet duhet të kenë qenë më të mëdha, pasi u gjet e thyer. Është një nga thesaret më domethënëse londineze të muzeut britanik. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *