Home»Lifestyle»Shendeti»Mënyrat si mund t’i shtoni disa vite jetës tuaj

Mënyrat si mund t’i shtoni disa vite jetës tuaj

Dyqind vjet më parë, jetëgjatësia mesatare e njerëzve ishte tejet e shkurtër, vetëm 37 vjeç. Në vendet e zhvilluara, standardi i jetesës ka pësuar një përmirësim dramatik, dhe kjo shifër është rritur në 79 vjeç. Gjithsesi kjo nuk do të thotë, se një ditë do të jemi të pavdekshëm. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra sesi ju mund t’i shtoni disa vite jetës tuaj.

Konsumoni specat të kuq djegës

Nuk është ndonjë sekret i madh, që ekziston një lidhje midis dietës ushqimore dhe jetëgjatësisë. Një studim mbi gati gjysmë milioni njerëz në Kinë, zbuloi se njerëzit që konsumonin speca djegës 6 ose 7 herë në javë, reduktonin me 14 për qind rrezikun e përgjithshëm të vdekjes. Shkencëtarët besojnë se specat djegës të kuq janë një ‘super-ushqim’, për shkak të një përbërje të njohur si kapsaicin.

Agjëroni shpesh

Një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Harvardit, tregon se agjërimi periodik mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Kur trupit i mungon ushqimi ai hyn në procesin e mbijetesës. Mëlçia, veshka dhe sistemi imunitar tkurren, pasi ato nuk janë një përparësi e menjëhershme e trupit në atë moment.

Teoria është se kur agjërimi përfundon, trupi kryen riparimet e tij. Ai i zëvendëson qelizat e vjetra me versione më të reja dhe më efikase. Ka madje disa sugjerime sipas së cilave agjërimi, i kombinuar me kimioterapinë, është efektiv në çrrënjosjen e qelizave kanceroze tek minjtë. Megjithë do të duhet ende punë, për të përcaktuar nëse kjo vlen edhe për njerëzit.

Flini sa duhet

Një njeri, kalon mesatarisht rreth një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ndonëse nuk i kuptojmë plotësisht mekanizmat e tij, e dimë se gjumi është jetësor për të ruajtur shëndetin mendor dhe fizik. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më shumë gjumë, ndërsa pensionistët për më pak, por që të gjithë duhet të flenë të paktën 7 orë në natë.

Për cilindo që nuk e arrin këtë objektiv, dëmet shëndetësore janë serioze. Studimet tregojnë se njerëzit që flenë 6 orë ose më pak, kanë një rritje me 12 për qind të rrezikut të vdekshmërisë prej 12 për qind. Çuditërisht, ky rrezik rritet në 30 për qind për ata që flenë 9 orë ose më tepër në ditë.

Ruani një higjenë të mirë orale

Dentistët na rekomandojnë të kalojmë nga 2 minuta në mëngjes dhe mbrëmje, duke larë dhëmbët. Studimet e fundit, e lidhin larjen e rregullt të dhëmbëve, me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve mendore, diabetit, sëmundjeve të mushkërive, dhe në veçanti sëmundjeve të zemrës.

Jetoni në zona të larta

Kolorado është shteti më i lartë mbi nivelin e detit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe disa studime kanë treguar se lartësitë e larta janë vendi më i shëndetshëm për njeriun. Nivelet e reduktuara të oksigjenit besohet se pengojnë rritjen e llojeve të caktuara të kancerit, dhe inkurajojnë zemrën të prodhojnë më shumë enë gjaku, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Mësoni një gjuhë të dytë

Truri i njeriut, e arrin kulmin e efikasitetit rreth moshës 22 vjeç dhe pastaj bie gradualisht. Studimet sugjerojnë se kjo rënie mund të vonohet, nga të mësuarit e një gjuhe të dytë. Ata që zotërojnë dy ose më shumë gjuhë, kanë një shkallë shumë më të lartë të rezistencës ndaj sëmundjeve të Alzheimerit dhe demencës, se sa njerëzit që flasin vetëm një gjuhë.

Sigurohuni të keni një jetë të mirë shoqërore

Njerëzit janë kafshë sociale, dhe provat sugjerojnë se njerëzit që mbajnë kontakte të rregullta me miqtë dhe të afërmit, kanë më shumë gjasa të jetojnë më mirë në pleqëri, sesa individët më të vetmuar. Një jetë sociale aktive, ka qenë e lidhur me përfitime si presioni i ulët i gjakut, dhe forcim i sistemit imunitar. / bota.al

1 Comment

  1. 10/09/2018 at 21:22 — Reply

    E sa bukur po kur argjerojme nderrohen qelizat e vjetra dhe pastaj kam versionin e fundit. Po tjetra njerezit jane kafshe sociale!!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *