Home»Horizonti.al»Ja si grekët shpëtuan kolonat e Akropolit nga pushtuesit turq, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Ja si grekët shpëtuan kolonat e Akropolit nga pushtuesit turq, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Gjatë Luftës Greke për pavarësi në vitet 1826-1827, një garnizon turk u rrethua në Akropol nga luftëtarët grekë. Kur turqit mbetën pa fishekë, ata filluan të presin copa nga kolonat e mermerit për të përdorur plumbin brenda tyre si plumb. Grekët u dërguan municione, duke u thënë: “Ja ku i keni plumbat, mos i prekni kolonat!”.

Në vitin 1944, britanikët prezantuan një plan të plotë për të vrarë Hitlerin gjatë shëtitjes së tij të përditshme vetëm. Plani nuk u zbatua asnjëherë, pasi Hitleri ishte një strateg kaq i dobët, saqë britanikët e kuptuan se zëvendësimi i tij, vetëm mund të forconte dhe jo dobësonte mbrojtjen e Gjermanisë naziste.

Uinston Çërçill ndjeu aq kënaqësi dhe relaksim me vendosjen e tullave në mur, saqë iu bashkua zyrtarisht Unionit të Muratorëve në Britaninë e Madhe, dhe paguante një kuotë mujore anëtarësie. Ai madje pyeti në një letër:A ekziston një rregull, që përcakton sesa tulla mund të vendosë një njeri në një ditë … dhe cilat janë kufizimet për punën jashtë orarit?”.

Edhe pas disa muajsh pas kthimit nga qëndrimet e gjata në hapësirë, disa astronautë për forcë zakoni do të hedhin objekte në ajër, duke pritur më kot që ato të qëndrojnë pezull pa rënë në tokë.

Pak çaste pas sulmit japonez mbi Pearl Harbor, Ed Mekmahon regjistrua në Trupat e Marinës Amerikane, dhe nisi trajnimin e fluturimit. Megjithëse nuk mund të bëhet pjesë e luftimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kreu plot 85 misione luftarake në Luftës Koreane, dhe fitoi 6 medalje nderi. Ai u tërhoq në vitin 1966, me gradën e kolonelit.

Deuteriumi, një nga përbërësit për shkrirjes bërthamore, gjendet lehtësisht në ujin e detit, dhe shihet si një karburant i mundshëm për një reaktor bërthamor. Kështu 3.5 litra ujë deri, mund të prodhojnë më shumë energji se sa 1000 litra benzinë.

Qeveria amerikane, ka pasur dikur një “Fond të ndërgjegjes”, ku qytetarët mund të dërgonin para nëse ndiheshin fajtorë për diçka. Shuma më e madhe e hedhur ndonjëherë ishte në vitin 1909, kur dikush dërgoi 18.669 $ (ose 490.000 $ me kursin e 2015-ës).

Në realizimin e filmit “Poltergeist” në vitin 1982 në SHBA, u përdorën skelete të vërteta, pasi ato ishin më pak të kushtueshme se sa skeletet plastike.

Kompania amerikane “Ray’s Sausage” shpenzoi mbi 20.000 dollarë për të përmirësuar prodhimin e sallameve të saj në Klivlend të Ohajos, për shkak të ankesave të vazhdueshme nga konsumatorët për aromat e këqija. Në fakt, era e rëndë vinte nga viktimat e dekompozuara

të vrasësit serial Entoni Souell. / bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *