Home»Histori»Holandezi Fluturues: A ishte anija fantazmë vetëm fryt i një mirazhi?

Holandezi Fluturues: A ishte anija fantazmë vetëm fryt i një mirazhi?

Nga fundi i shekullit XVIII, të gjithë detarët që lundronin nëpër detra dhe oqeane, ishin të tmerruar nga “Holandezi Fluturues”, një anije fantazmë që pa ndryshim paralajmëronte një fatkeqësi të pashmangshme. E dënuar të lundronte përgjithmonë, dhe për të mos u rikthyer kurrë në shtëpi, dhe me një ekuipazh formuar nga fantazmat:Holandezi Fluturues, është një legjendë që prej më shumë se 250 vjetësh, ka ushqyer bestytnitë aq shumë të përhapura në mesin e marinarëve.

Historia e parë mbi anijen legjendare fantazmë, është shfaqur në fundin e viteve 1700, në një vepër që i atribuohet Xhon Mekdonald, i cili tha:”Moti ishte aq i stuhishëm, saqë marinarët thanë se e panë Holandezin Fluturues. Historia e përbashkët është se ky holandez mbërriti në Kepin e Shpresdës së Mirë në një mot të keq, tentoi të hyjë në port, por duke mos gjetur dot një detar të aftë për ta çuar në një vend të sigurt, humbi në det të hapur dhe që atëherë shfaqet sa herë moti keqësohet.

Në vitin 1795, Holandezi Fluturues u përmend gjithashtu nga Xhorxh Berrington, i cili u dërgua në koloninë e parë ndëshkimore në Australi, por më vonë u bë një figurë e rëndësishme. Në udhëtimin e tij drejt Gjirin Botani, Berrington tregon historinë e një fregate holandeze të braktisur në Kepin e Shpresës së Mirë.

Në fund të shekullit XVIII, Holandezi Fluturues ishte pra një “supersticioni i zakonshëm në mesin e marinarëve”, një anije fantazmë që shpesh shihej në ujërat e stuhishme që lagin në bregun jugor të Afrikës. Po si lindi kjo legjendë?

Një nga legjendat e shumta të detit, flet për një kapiten holandez, Hendrik van der Deken, i cili gjatë kthimit për në Amsterdam nga Indokina në vitin 1641, e gjeti veten në mesin e një stuhie të tmerrshme, teksa ndodhej pranë Kepit të Shpresës së Mirë.

Ndoshta ai ishte i çmendur, ose ndoshta ishte vetëm i dehur, por komandanti nuk i dëgjoi lutjet e marinarëve të tij, dhe i urdhëroi ata të vazhdojë lundrimin përmes stuhisë, edhe me koston e kalimit një përjetësi për të kaluar Kepin.

Natyrisht anija u mbyt, ndoshta për blasfeminë e Van Der Deken, që në vend se të kërkonte shpëtimin në breg, mallkoi shpirtin e tij dhe atë të njerëzve të tij, që u reduktuan në fantazma, të dënuar të bredhin në ujërat e stuhishme deri në fundin e botës.

Marinarët tregonin se se anija fantazme i nxirrte anijet jashtë kursit të tyre, duke i përplasur nëpër shkëmbinj të fshehur nën ujë, por nëse dikush kishte fatkeqësinë ta shihte komandantin në fytyrë, atëherë vdekja e tij ishte e sigurt. Më të guximshmit që shihnin ardhjen e një stuhie nga Kepi i Shpresës së Mirë, do të shihnin me siguri Holandezin Fluturues dhe ekuipazhin e tij fantazmë.

Legjenda u bë gjithashtu popullore edhe jashtë komunitetit të marinarëve në vitin 1843, kur Rikard Vagner kompozoi operën “Holandezi Fluturues”. Para tij, poeti anglez Samuel Koulrixh shkroi “Balladën e detarit të vjetër”, ndoshta i frymëzuar nga historia e kapitenit Bernard Fouk, që ia doli të çonte anijen e tij nga Amsterdami në ishullin e Javës në Indonezi në vetëm 3 muaj: një kohë aq e shkurtër sa të nxiste dyshimin se ai kishte bërë një pakt me djallin.

Në fakt, në tregimet që rrefeheshin midis marinarëve, shpesh komandanti holandez, shihej duke luajtur me zare me vdekjen ose me vetë djallin, duke arritur gjithmonë në të njëjtin përfundim: Ekuipazhi i anijes fantazmë do të bredhë detet dhe oqeanet deri në ditën e gjykimit.

Megjithatë, legjenda e Holandezit Flururues, nuk bindi jo vetëm marinarët supersticiozë të viteve 1700. Në vitin 1881, Princi Xhorxh i Uellsit (më vonë Mbreti Xhorxhi V) dhe vëllai i tij, Princi

Albert, po lundronin buzë brigjeve të Australisë në bordin e anijes ‘HMS Bakant”. Në ditarin e tij, mbreti i ardhshëm shkruante:11 korrik. Në orën 4 të mëngjesit, Holandezi Fluturues na preu rrugën. Ndriçonte me një dritë të çuditshme me ngjyra të ndezura flakë, si ajo e një anije fantazmë, në mes të së cilës dallohej direku dhe velat e një anijeje, 200 metra larg…”. Kur Bakant arriti në pikën ku ishte shfaqur anija fantazëm, nuk kishte asnjë gjurmë të saj, edhe pse nata ishte e qartë dhe deti ishte i qetë. Megjithatë, 13 njerëz e kishin parë atë.

Pati një fat të keq vetëm. Marinari që pa i pari Holandezin Fluturues, gjeti vdekjen në një incident. Por vëzhgimet e Holandezit Fluturues u raportuan edhe në shekullin XX:në vitin 1939, shumë banorë të Kejp Taunit në Afrikën e Jugut, pohuan se kishin parë një anije në lundrim, e cila ishte zhdukur papritur.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa marinarë gjermanë panë diçka që i ngjante një anije fantazmë në Kanalin e Suezit, sikurse ndodhi edhe me një shkrimtar britanik, të rekrutuar në Marinën Mbretërore. Edhe pse të gjitha këto vëzhgime mund të duken të çuditshme, mund të kenë në fakt një shpjegim shkencor:bëhet fjalë për një dukuri të quajtur Fatë Morgana (shumë i shpeshtë për shembull, në ngushticën e Mesinës në Itali), një iluzion optik për shkak të fragmentimit të rrezeve të diellit, përmes të cilave mund të shihet në mënyrë të shtrembëruar një objekt, që në të vërtetë është përtej vijës horizontale, si në det ashtu edhe në tokë.

Në praktikë, një mirazh. Ndoshta marinarët që kanë Holandezin Fluturues, qenë viktima të Fatë Morganës … një ndërthurrje legjendash që vazhdon të magjepsë edhe sot e kësaj dite:filmat mbi Piratët e Karaibeve, janë një provë për këtë.

Burimi: VanillaMag

Në shqip nga bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *