Home»Sport»Gatuzo: Djeg të humbësh derbin, por e merituan. U treguam pula që e pësuam në fund

Gatuzo: Djeg të humbësh derbin, por e merituan. U treguam pula që e pësuam në fund

Rino Gatuzo, trajneri i Milanit, ka pranuar me shuam sinqeritet që Interi e kishte merituar më shumë fitoren, ndaj në fund pengu ishte vetëm që nuk u arrit të mbyllej 0-0 ndeshja e derbit.

“Interi e meritonte më shumë, nëse ndeshja do të kishte përfunduar 0-0 për ne do të kishin qenë gjëra shumë pozitive.

Skuadra ishte e aftë, mund të mbanim topin më mirë.

Ndoshta kemi pasur frikë, duhej më shumë kurajë. Ditëm si të vuanim deri në minutën e 92-të, keqardhja e vetme është që nuk arritëm të shfrytëzonim disa situata.

Duhet të shohim para, por kjo humbje djeg”, tha ai.

“Te momenti i golit ka shumë gabime, fajin e kanë të gjithë.

Sot lëpijmë plagët dhe shohim përpara.

Ndeshjet i humbim të gjithë, jo se ka gabuar vetëm Donaruma.

U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të”, tha tarjneri i Milanit.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *