Home»Rretherrotull»Facebook sjell risinë që do shpëtojë të gjithë të nxituarit nga telashet

Facebook sjell risinë që do shpëtojë të gjithë të nxituarit nga telashet

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të kemi derguar një mesazh gabim në Facebook dhe pastaj jemi penduar.

Pikërisht për këtë ka menduar gjiganti i rrjeteve sociale duke sjell një risi shumë të vlefshme.

Facebook ka nisur të testojë opsionin “unsend” në Messenger. Përmes së cilit do të keni mundësi të fshini mesazhin që keni dërguar në një bisedë në mënyrë që të hiqet plotësisht, edhe tek marrësi i saj.

Opsioni “unsend” me shumë mundësi do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh. Pra ju mund të keni afat disa minuta për ta fshirë atë që keni dërguar. Ose më pas do të ngelet aty sido që të veproni.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *